Categories Lifestyle

“Mami, si bëhen bebet”: Si t’u përgjigjeni pyetjeve me kleçkë të fëmijëve

Fëmijët u bëjnë prindërve përafërsisht 55 pyetje në ditë, pyetje filozofike e pyetje kureshtare. Më poshtë gjeni mënyrën si t’u përgjigjeni pa gënjyer dhe duke minimizuar shanset që një pyetje të pasojë një tjetër.

Pse?

Kjo pyetje mund të interpretohet në dy mënyra. Nëse bëhet fjalë për qëllimin e ekzistencës, kuptimin e jetës dhe arsyen e të qenit në tokë, përgjigjja është e thjeshtë: jemi këtu rastësisht. Nëse pyetja ka lidhje me rethanat, për shembull: “Pse duhet të vesh rroba kur dal nga shtëpia?” përgjigjja është po ashtu e thjeshtë: sepse kështu them unë.

A arritëm?

Kjo pyetje lejon një manovër të këndshme. Kur fëmijët pyesin “a arritëm,” nuk specifikojnë ku dhe duke qenë se jemi gjithmonë diku, jemi thuajse atje. Përgjigjja është gjithmonë “po, thuajse arritëm.”

Pse duhet të fle kaq herët?

Arsyeja e vërtetë është se mua ma ka qejfi të rri tre orë vetëm në fund të ditës dhe të mos u përgjigjem pyetjeve të tua. Por, kisha frikë mos u tregoje të tjerëve, kështu që shpika një histori sikur të duhet gjumi për t’u rritur.

Pse duhet të shkoj në shkollë?

S’është faji im – fajin e ka ligji. Unë votova për atë xhaxhin që donte të hiqte qafe shkollat, por për fat të keq, fitoi kundërshtari i tij.

Pse duhet të shtrihem për të fjetur?

E kuptoj këtë tentativë të dështuar për të rifrazuar pyetjen e mësipërme. Po të paralajmëroj se Babagjyshi s’është aspak i lumtur me sjelljen tënde.

Pse ty të lejohet dhe mua jo?

Nuk e di nëse e ke fjalën për koktejlin në dorën time të majtë apo akulloren në dorën time të djathtë, por përgjigjja për të dyja është: sepse është verë.

Si përfundova në barkun e mamit?

Nuk e di. Pyes veten çdo ditë. Çfarë dreqin ndodhi? Ndoshta mami ka një përgjigje më të mirë, por të themi të drejtën, asnjëri nga ne s’e mban mend ç’ndodhi atë natë.

Pse duhet të ha perime?

Duhet të praktikohesh që të dish si t’i hash kur të jesh mysafir në shtëpitë e të tjerëve.

Nga vijnë bebet?

E do këtë akulloren?

Pse duhet të lahem?

Shiko, me këtë rrugë që ke marrë, shumë shpejt do të pyesësh “pse bëjmë çfarëdolloj gjëje?” dhe kjo s’është shenjë e mirë. Por nëse do, mund ta marrësh akulloren në vaskë. Edhe unë ha akullore në vaskë kur s’ka njeri në shtëpi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME