Categories Lajme

Mësuesja kujdestare kujton takimin e fundit me Musaen Zenelin

V rasja e Musaen Zenelit në masakrën e Velipojës ka prekur e lënduar edhe mësuesit, të cilët kanë edukuar dhe i kanë dhënë mësim të riut.  Mësuesja kujdestare, Valbona Kapiaj ka treguar takimin e fundit që ka pasur me të riun, i cili mbeti në mënyrë të pafajshme mbeti viktimë e kësaj masakre.

Valbona Kapiaj thotë se Musaenin ishte një djalë i mirë dhe që e ka dashur shumë punë. Pasi mori profilin në turizëm, ai ka dashur që të gjente një punë me qëllim për ti ardhur në ndihmë familjes së tij. “Musaeni qe ne diten e pare e  kam njohur dhe me ka ndihmuar biles per te rregulluar klasën ku do te mesonte dhe ku do te merrte profilin e kuzhinierit.

Nje femije shume i mire, shume i dashur, shume i komunikueshem, shume i sinqerte dhe shume i mire sidomos me mesuesat. Ka qene nje femije shume i mire dhe keshtu vitet kaluan dhe erdhi viti i katert dhe ai mori nje profil per turizem.

Qe nga viti i pare e deri ne vitin e katert e ka dashur shume punen. Ka dashur medoemos te gjente nje pune per tju bere krah familjes sidmos nenes se tij. Naten e matures ka qene nata e fundit qe ka qene bashke me mua dhe shoket e shoqet e klases dhe gjithe pjestaret e kolektivit tone.

Nuk do ta harroj kurre ate nate me ate dashurine e tij, me afrimitetin dhe komunikimin e tij. Musaeni i afroi nje buzeqeshje te gjithe mesuesve per gjithe vitet qe ia ka marre tek shkolla jone”, ka thënë mësuesja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthim në rafineri në Greqi, vdes 43-vjeçari shqiptar, një tjetër në gjendje kritike

Një shpërthim në një rafineri në Greqi ka rezultuar fatal për një punëtor shqiptar, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë/ Dyshime se po përgatitnin një vrasje, arrestohen 3 persona të armatosur, SPAK interesohet për çështjen

Lezhë/ Dyshime se po përgatitnin një vrasje, arrestohen 3 persona të armatosur, SPAK interesohet për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali/ 19 vjedhje banesash, 3 shqiptarë në arrest shtëpie, dëmi 50 mijë euro

Itali/ 19 vjedhje banesash, 3 shqiptarë në arrest shtëpie, dëmi 50 mijë euro Tre shqiptarë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Goditen 14 këmbimore të palicencuara, 14 persona nën hetim, 11 në arrest shtëpie

14 persona janë vënë nën hetim nga Prokuroria e Fierit, të dyshuar se ushtronin aktivitet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dyshime për infarkt, priten rezultatet e autopsisë për vdekjen e 25-vjeçares britanike

Detaje të reja janë zbardhur për vdekjen e 25-vjeçares britanike Ferne Josephine King, e cila…

LEXO ME SHUME