1.5 kg mish, 3-4 degëza rozmarinë, 5-6 thelpinj hudhër, 1-2 lgj gjalpë, Kripë, piper i zi
Piper kokërr, Letër kuzhine për ta mbështjellë, Patate për servirje
Marinojmë mirë mishin me kripë dhe piper. Me majën e thikës i bëjmë mishit disa prerje të vogla vende-vende ku vendosim thelpinjtë e hudhrës dhe kokrrat e piperit. E mbështjellim më pas me letër kuzhine dhe e vendosim të piqet në furrën e parandezur fillimisht në temperaturë të lartë në 220 gradë Celsius per 20 minuta dhe më pas në temperaturë 180 gradë për 1 orë e gjysëm.
Këtë recetë e shoqërojmë me patate. Patatet i ziejmë fillimisht në ujë me kripë, i kullojmë dhe i vendosim në një tavë ku kemi shtruar një letër kuzhine. I rregullojmë patatet me kripë dhe piper. Vendosim mbi patatet disa copëza gjalpi dhe në fund disa degë rozmarinë. I vendosim në furrë të piqen për 15-20 minuta dhe i servirim me mishin e pjekur.