Categories Lajme

‘Mos u hap në Brazil se është e vështirë’/ Në kontejner me fuçi limoni, si u kap kokaina e grupit të Eralbi Breçanit në portin e Brazilit

Detaje të reja janë zbuluar nga goditja e grupit kriminal prej 11 personash pak ditë më parë, ku u zbulua se i përfshirë ishte edhe  ish-zv drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçanin, shefi i policisë Dedan Gjoni dhe dy të tjerë, ndërsa në kërkim janë Erlabi Breçani dhe 6 të tjerë. Ata akuzohen për trafik droge nga Amerika Latine drejt vendeve të BE. Erzen Breçani ishte në dijeni të aktivitetit kriminal të të birit.

Report Tv ka zbardhur një pjesë të përgjimeve, ku zbulohet itinerari i trafikimit të 69 kg kokainë. Droga është kapur më datë 18.02.2021 në portin detar të Santos. Kokaina ishte fshehur në motorin frigoriferik të një kontenieri, i cili transportonte fuçi me lëng limoni të ngrirë të koncentruar, me destinacion Portin e Valencias, në Spanjë.

Në përgjimet e Sky ECC, Ismail Zeneli, i cili ishte porositësi dhe financuesit, i thotë personit *D****P* (i paidentifikuar) se nuk duhet të hapet shumë dhe të këtë kujdes në Brazil. Ata diskutojnë për mënyrën se si do ta fshehin drogën nëpër kontejner pasi kishin frikë se do kapej.

Me datë 07.01.2021, Ismail Zeneli duke folur me Besmir Muratin diskutojnë për një shumë prej 500 mijë paund, që dyshohet se i është dërguar personat të paidentifikuar *D****p*, i cili ndodhej në Brazil për të bërë gati drogën për ta transportuar.

“Me datë 07.01.2021, në orën 10:42 shtetasi Ismail Zeneli duke përdorur Q3QNV9 komunikon me përdoruesin e V6FGL7, i identifikuar si Besmir Murtati. Shtetasi Ismail Zeneli i shkruan: “…Dajlok a flete, QA bone a je mire, QA thot (*D****p*). Daj nji pytje qat £500 per ku ja nise atij? Ecu apo Bra. Kush ishte si transfert. Tha dje niset. Tha dje niset. Po mer dajlok. QA? S ato te parat. Ku je, Po flas….”. Kjo bisedë dyshohet se ka lidhje me bisedën e bërë më datë 03.01.2021, ora 20:54 midis Q3QNV9 dhe *D****P*, ku janë dërguar një sasi prej 500 mijë paund nga shtetasi Ismail Zeneli për tek *D****p*”, thuhet në dosjen e SPAK.

Ismail Zeneli-(*D****P*); Nji gjë mos mu hap shume nga Brazili se ti e di mire atje Jan shume me vështirë hypja kupton. Me mire me pasqyra edhe me syt ose dyshemet me i sigurt nga ECU…

*D****p* –Daje, Vetëm pasqyra than…

Ismail Zeneli; BRASILI nuk esht i leht….

*D****P*–Se dyshemet kapen, Pa merak se e bejn ne kompani me than…

Ismail Zeneli -Mire beje…

Ismail Zeneli -Pa merak nga ana ime…

*D****P*–Dyshemenë se saldojnë mirë tha…

Ismail Zeneli –Probleme esht atje daku kupton…

“D****P*–Syt i vjedhin nuk dum probleme me Syt. Pasqyren skan si e vjedhin…

Ismail Zeneli –Po mire, Po me ket 342 do ngarkosh sot….

*D****p*–Per sot, Po presim do iki ti takoj me von. Malli esht gati. Vetem kutin tranzit presin, Me trasport, Nga jasht do e bejn…

Ismail Zeneli –Daje aty mundohu, Me bere qmos…

*D****P*. O daje ktu rri I qetë, se unë nuk iki nga ktu unë pa nis 3-4 punë. Rri I qetë për ktu. Se ktu 1 kam gati tani unë gjanat. Vetëm po presim tna dali kutia e ktij përpara se kemi lënë me bo ktë me canta përpara. Javët tjetër e kam të sigurt punën me dyshemi, se nuk i bëjmë dot të dya se nuk arrim dot me I bo……. E kemi bo porosinë e kutisë dhe cdo gjo, për javës tjetër…

Eralbi Brecani –Si ja kaluat…

*D****p*–Presim ishalla shko edhe kjo ne kompani edhe ska ndodh gjo…

Eralbi Breçani: Me qetesi pun te mbar….” 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tiranë/ Kontrabandonin dhe modifikonin makineta të lojërave të fatit, arrestohen 2 persona

Dy persona janë arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor “Interceptimi”, pas një hetimi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Tentuan të korruptonin policët për të shmangur gjobat, procedohen 3 persona

Tre drejtues automjetesh janë proceduar penalisht në Durrës dhe Kavajë, pasi dyshohet se tentuan të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër, arrestohet 23-vjeçari që transportonte 7 emigrantë drejt Malit të Zi

Një 23-vjeçar nga Ura Vajgurore është arrestuar në Shkodër gjatë operacionit policor “Transit 4”, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim në rafineri në Greqi, vdes 43-vjeçari shqiptar, një tjetër në gjendje kritike

Një shpërthim në një rafineri në Greqi ka rezultuar fatal për një punëtor shqiptar, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë/ Dyshime se po përgatitnin një vrasje, arrestohen 3 persona të armatosur, SPAK interesohet për çështjen

Lezhë/ Dyshime se po përgatitnin një vrasje, arrestohen 3 persona të armatosur, SPAK interesohet për…

LEXO ME SHUME