Categories Lajme

“Njëshat e Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë e çuan futbollin në Europë, Rama nga samiti i tretë i Diasporës: Na treguan se çfarë mund të bëjmë kur bashkojmë talentet dhe forcat

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në samitin e Diasporës që mblodhi sot në Tiranë liderë të Ballkanit, tha se kjo ngjarje vjen në një moment historik, atë të 111-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Teksa risolli në vëmendje kualifikimin e Shqipërisë për në Europian, Rama tha se njëshat e futbollit u bënë bashkë për të bërë ëndrrën realitet.

“111 thonë se është numër unik në lloji e vetë. Besëtytninë flasin se tre njëshat të bërë sëbashku, simbolizojnë fuqinë transformuese të mendimit. Për të tjerë 111 është numri i engjëjve apo i perfeksionit. Pavarësisht kontekstit që tre njëshat bëhen bashkë, të parët këshillonin meditim te emocionet pozitive. Me këtë ogur të mirë kam kënaqësinë e madhe që t’u them të gjithëve dhe presidentes së Republikës së Kosovës, përfaqësuesve të lartë, shqiptarëve në RMV, në Malin e Zi, në komunën e Preshevës, mirë se vini të gjithë në Tiranë, në samitin e tretë të Diasporës, që përkon me 111-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.

Përtej simbolikës, ky takim dy-ditor vjen edhe me vetëdijen e plotë se në punimet e samitit të cilat zhvillohen intenvisivsht jashtë këtyre seancave plenare, na është besuar mundësia që të komunikojmë së bashku për të shkruar një tjetër faqe të re për shqiptarët. Samit është udhëkryq ku bashkohen të gjithë, pavarësisht bindjeve apo përkatësive politike, përtej përkatësive krahinore dhe vendndodhjes së secilit si shqiptarë që kanë diçka për të thënë dhe për të dhënë për mënyrën se si duhet t’i qasemi sfidave. Si të bashkojmë ambiciet për objektivat e përbashkëta.

Nuk mund ta pa përmendur se ky samit ndodh pak ditë pasi njëshat e Shqipërisë, të Kosovës, të Maqedonisë, në një skuadër, jo vetëm që e çuan Shqipërinë në Europë, por na ritreguan edhe një herë se çfarë mund të bëjmë kur bashkojmë forcat dhe talentet dhe mbi të gjitha kemi një strategji dhe qëllim për të fituar. Asnjë objektiv, sado ambicioz të jetë, nuk është i paarritshëm. Nëse ka një mësim, të madh që të gjithë mund të marrin, në të gjitha nivelet, individualisht, apo kolektivisht, nga të gjitha emrat që na bëjnë ne krenar, pasi përmenden me admirim, në një botë të madhe, është mësimi se të gjithë ata kanë pasur një ëndërr shumë më të madhe se mundësitë e tyre mund t’ua këshillonin,” tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tiranë/ Kontrabandonin dhe modifikonin makineta të lojërave të fatit, arrestohen 2 persona

Dy persona janë arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor “Interceptimi”, pas një hetimi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Tentuan të korruptonin policët për të shmangur gjobat, procedohen 3 persona

Tre drejtues automjetesh janë proceduar penalisht në Durrës dhe Kavajë, pasi dyshohet se tentuan të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër, arrestohet 23-vjeçari që transportonte 7 emigrantë drejt Malit të Zi

Një 23-vjeçar nga Ura Vajgurore është arrestuar në Shkodër gjatë operacionit policor “Transit 4”, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim në rafineri në Greqi, vdes 43-vjeçari shqiptar, një tjetër në gjendje kritike

Një shpërthim në një rafineri në Greqi ka rezultuar fatal për një punëtor shqiptar, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë/ Dyshime se po përgatitnin një vrasje, arrestohen 3 persona të armatosur, SPAK interesohet për çështjen

Lezhë/ Dyshime se po përgatitnin një vrasje, arrestohen 3 persona të armatosur, SPAK interesohet për…

LEXO ME SHUME