Categories Politike

NATO përkujton 10 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë me foton e politikanit shqiptar

Ky vit përkon me 10 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në Aleancën më të madhe ushtarake në botë, NATO. Kjo e fundit ka shpërndarë një foto të ditës kur Shqipëria u bë zyrtarisht pjesë e Organizatës Veriatlkantike, ku shihet edhe kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë, në atë kohë Ministër i Jashtëm.

Foto është shkrepur gjatë një konference për shtyp të Bashës së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm i NATO-s Jaap de Hoop Scheffer, dhe kryediplomatin e Kroacisë në atë kohë, Gordan Jandrokoviç.

Përkrah fotos shkruhet se me datë 1 prill të vitit 2009 Shqipëria dhe Kroacia ju bashkuan Aleancës duke ndarë me të të mirat dhe përgjegjësitë për sigurinë kolektive.

“Më 1 prill 2009, Shqipëria dhe Kroacia përfunduan procesin e anëtarësimit dhe u bashkuan me Aleancën si vende anëtare. Duke u bërë anëtarë të NATO-s, aleatët ndajnë të mirat dhe përgjegjësitë për sigurinë kolektive”, shkruan NATO në faqen e saj në Instragram.

Shqipërinë dhe Kroacinë i kanë uruar edhe vende të tjera të NATO-s, si Shtetet e Bashkuara apo Kanadaja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME