Categories Lajme

Në shërbim të pacientëve 24 orë në ditë, në 7 ditë të javës, “heronjtë”

Ekipet me personel shëndetësor po qëndrojnë në shërbim të pacientëve 24 orë në ditë në shtatë ditë të javës. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu thotë se të infektuarit me COVID janë ata që kanë ndjerë dorën e tyre mbi puls apo mbi ballë dhe ata më mirë se kushdo tjetër i njohin nga afër heronjtë tanë.

“Ekipet tona janë në shërbim të pacientëve, 24 orë në ditë, në 7 ditë të javës. Ata që Covid-19 i ka detyruar të zënë shtratin e spitalit dhe kanë ndjerë dorën e tyre mbi puls apo mbi ballë, e njohin fort mirë sakrificën e këtyre heronjve, që nga dita e parë e pandemisë. Heronj me vepra, jo me fjalë”, u shpreh Manastirliu. Manastirliu thotë se ata po bëjnë detyrën e tyre e në këmbim po kërkojnë kujdes individual.

“Ata po bëjnë detyrën dhe në këmbim nuk kërkojnë asgjë, përveç kujdesit individual: distancim fizik, zbatim i rregullave të higjenës, mbajtje e maskës. Kaq e thjeshtë është për gjithësecilin prej nesh, për t’u shprehur mirënjohjen për punën heroike që po bëjnë, në këto kohë të pandemisë që ka prekur mbarë botën”, apeloi ministrja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vdekja e 16-vjeçarit shqiptar në Greqi, mbyllen pa afat fushat e futbollit në Kavala

Vdekja e 16-vjeçarit shqiptar në Greqi, mbyllen pa afat fushat e futbollit në Kavala Vdekja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Trafikim armësh në Kamëz, arrestohet 29-vjeçari nga Kruja, sekuestrohen pistoletë dhe armë gjahu

Trafikim armësh në Kamëz, arrestohet 29-vjeçari nga Kruja, sekuestrohen pistoletë dhe armë gjahu Policia e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Atentat me tritol në Gjirokastër, vritet 45-vjeçari dhe plagoset 26-vjeçari

Një atentat me tritol në qendër të Gjirokastrës i mori jetën 45-vjeçarit Beqir Devolli, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Kontrabandonin dhe modifikonin makineta të lojërave të fatit, arrestohen 2 persona

Dy persona janë arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor “Interceptimi”, pas një hetimi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Tentuan të korruptonin policët për të shmangur gjobat, procedohen 3 persona

Tre drejtues automjetesh janë proceduar penalisht në Durrës dhe Kavajë, pasi dyshohet se tentuan të…

LEXO ME SHUME