Categories Showbiz

“Nëse do isha më i pasuri i botës do martoheshe me mua?” Greta Koçi sapo na la pa fjalë me përgjigjen e saj

Në interaktivitet me ndjekësit në ‘Instagram’, Greta Koçi ka hapur sërish opsionin ‘Ask a question’. Ajo ka zgjedhur disa nga pyetjet më interesante dhe ka dhënë përgjigjet e saj, pa nguruar. Njëra prej tyre fitoi vëmendje të veçantë, pasi një nga fansat e vuri përballë një zgjedhjeje të veçantë. “Nëse do isha më i pasuri i botës, do martoheshe me mua?”,-ka shkruar djali në fjalë. Greta sigurisht e zgjodhi këtë pyetje si një ndër ato që meriton vëmendje.

“Nëse ti do të ishe më i pasuri i botës së pari do të duartrokisja për tërë zgjuarsinë dhe zotësinë nëpërmjet së cilës keni arritur të jeni njeri kaq i zoti. Njerëzit e suksesshëm nuk ecin rastësisht. Asnjë sukses në jetë nuk vjen rastësisht. Megjithatë që do t’ju duartrokisja nuk diskutohet, por që të martohesha nuk do të mjaftonte vetëm fakti që jeni më i pasuri. Që të martohesha do duheshe të ishit njeri i mirë, i drejtë, të nderonit dhe respektonit familjen dhe femrën. Njeriu nuk martohet dhe bashkjeton me paratë, por me njeriun. Lum ai njeri që është aq i pasur në shpirt, po aq sa llogaria e tij bankare. Shembuj të djemve të babit, me makina e ora mijëra euro që janë vënë në mënyrë të kundra ligjshme, unë as nuk i konsideroj fare, madje ndihem keq që ‘disave’ ju duken sikur kanë gjetur ‘Princin’, e vonë ju bie të kuptojnë se ajo ‘pasuri’ është një shkatërrim dhe se nuk shtyhet jeta me para që nuk janë vënë me mund dhe me djersë”,-ka shkruar Greta, duke dhënë në këtë mënyrë një mesazh të fortë për femrat.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME