Categories Lajme

“Në llogarinë e Balilit u derdhën 100 milionë lekë”, ironia e regjizorit pas vetëdorëzimit të “Escobarit të Ballkanit”

Pas 15 operacioneve të dështuara nga policia e shtetit për arrestimin e tij, Klement Balili është vetëdorëzuar.

I ashtuquajtur nga mediat greke si “Escobari i Ballkanit” u dorëzua dy ditë më parë në vendin e quajtur “Kthesa e Shijanit” mes Delvinës dhe Finiqit.

Ndërkohë që për arrestimin e tij, Policia e Shtetit vuri një shpërblim prej 100 mijë euro për cilindo që kishte informacion mbi vendndodhjen e tij.

Në lidhje me këtë, regjisori Pëllumb Kulla me anë të një postimi në Facebook ka ironizuar për shpërblimin e vënë nga policia.

Ai shkruan se 100 mijë eurot i shkuan vetë Balilit pasi u vetëdorëzua.

Statusi i plotë i Kullës:

Për mbërthimin në hekura të Klement Balilit Policia shqiptare pat vënë një shpërblim prej 100 milion lekësh për atë që do ndihmonte në kapjen e tij. Këtë shumë e gëzoi vetë qytetari Balili. Dje në llogarinë bankare të të ashtuquajturit Escobar i Ballkanit qenka derdhur shuma e premtuar. Flitet se kjo ishte edhe njëra nga arsyet e vërteta të vetëdorëzimit të Balilit”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME