Categories Showbiz

Nga një vend i vogël si Shqipëria drejt skenave të mëdha

Shqiptarët e kanë vërtetuar që janë tepër të talentuar dhe që mund t’ja dalin të kapin majat e suksesit vetëm në sajë të talentit. Kur flasim për majën e kemi fjalën për skenat ndërkombëtare. Disa nga të famshmit shqiptarë kanë marrë pjesë në kompeticione shumë të njohura dhe ia kanë arritur të tërheqin vëmendjen e të gjithëve. Elhaida Dani fitoi akademinë e yjeve në vitin 2009 dhe Top Fest në vitin 2012, por nuk u mjaftua me kaq dhe po në atë vit konkuroi në ‘The Voice of Italy’ ku u shpall fituese me 70% të votave të publikut. Ajo vodhi zemrat e publikut italian dhe jo vetëm. Që pas këtij triumfi Elhaida nuk ka ndaluar së na surprizuari me projektet që ka sjellë në vazhdim.

Kledi Kadiu është një balerin profesionist, aktor dhe autor. Kur ai u largua drejt Italisë, u pozicionua shumë shpejtë si balerin kryesor në një ndër kanalet më të njohura, ‘Canale 5’. Pasi mori një vend kryesor në trupën e baletit të Maria De Filippi, Kledi u pa dhe si protagonist në një film. Është nderuar me 2 çmime dhe në vitin 2009, është botuar autobiografia e tij me titullin “Meglio di una favola”.

Erza Muqolli është 13 vjeçarja që vodhi zemrat e publikut francez dhe shqiptar pasi i nderoi të gjithë me pjesëmarrjen e saj në ‘France Got Talent’. Menjëherë Erza i bëri të gjithë të dashuroheshin me zërin e saj dhe ja doli të arrinte në finale. Edhe pse fitoi vendin e 3-të, karriera e saj vazhdoi të rritej.

Klaudia Pepa, një tjetër balerinë që ka arritur të jetë pjesë e trupës së baletit në ‘Amici’. Karriera e saj lindi në ‘Tv Klan’ ku gjithashtu kishte një pozicion shumë të rëndësishëm në fushën e baletit. Nga suksesi i saj në pjesëmarrjen në ‘Amici 14’, iu dha mundësia të fillonte si balerinë profesioniste në po atë program.

Ermal Meta na bëri krenarë të gjithëve me fitoren e tij në Sanremo. Pasi për shumë vite iu dedikua shkrimit të teksteve, vendosi që ishte koha të lançonte 2 albume solo. Umano(2016) dhe Vietato morire(2017). Me këngën me po të njëjtin titull, ai u shpall i treti në festivalin e ‘Sanremo 2017’, dhe me duetin “Non mi avete fatto niente” mori çmimin e parë në ‘Sanremo 2018’. /revistawho.com

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Vjen në jetë vajza e Kiara Titos dhe Luiz Ejllit, zbulohet EMRI i veçantë/ FOTO

Pritja e ëmbël e Kiara Titos dhe Luiz Ejllit ka përfunduar! Moderatorja ka sjellë në…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“E hëngre turpin me bukë”, Jetmiri përplaset ashpër me Ronaldon: Fyese, nuk ka vend për diskutim

Ish-banori i Big Brother VIP 3, Jetmir Salaj është përplasur me Ronaldon, ndërsa ishte i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Një boksier në BBV3! Kush është banori më i ri që hyri në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, dhe kush u largua nga shtëpia

Shkëlqim Bega është banori i 36-të që është futur në BBV3 mbrëmjen e sotme. Gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

E ndaloi policia, Gisele Bündchen shpërthen në lot: Më përndjekin paparcët, nuk jetoj dot e qetë

Gisele Bündchen u ndalua nga policia në Surfside, Florida teksa përpiqej t’i shpëtonte një paparaci.…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Ky mesazh i Gracianos i thotë të gjitha për marrëdhënien e tij me Argjirën!

Balerini Graciano Tagani i ka dërguar mbrëmjen e djeshme një mesazh partneres së tij, Argjirës,…

LEXO ME SHUME