Categories Lajme

Operacionet humanitare në Gjirokastër: Prefekti Aliaj : 487 familje e pensionistë u ndihmuan me ushqime

Bashkitë e  qarkut të Gjirokastrës vijojnë operacionin humanitar për shpërndarjen e ndihmave ku vetëm dje u ndihmuan me ushqime, barna mjekësore dhe të tjera 486  familje. Prefekti i Gjirokastrës, Astrit Aliaj tha për ATSH-në se “në bashkitë e qarkut vijon shpërndarja e ndihmave dhe ofrimin i asistencës për shtresat në nevojë ku konkretisht u ndihmuan me produkte ushqimore 157 familje, me produkte mjekësore 12 familje dhe me shërbime të tjera 317 familje”.

“Ndërkohë vijon puna për verifikimin e listave të subjekteve përfituese, të cilëve do t’ju sigurohet dërgimi në banesë i pagesave mujore nga programi i sigurimeve shoqërore. Në total janë verifikuar 1856  pensione në banesë prej DRSSH (dhe dy agjencive të saj në Tepelenë e Përmet), nga të cilat  1072 pensione në Gjirokastër, 435 pensione në Tepelenë dhe 349 pensione në Përmet”.

“Nga ana e NJVKSH Gjirokastёr vijon monitorimi i situatёs sё COVID-19 dhe kontakti i pёrditshёm me çdo mjek e qendra shёndetёsore pёr punёn e kryer mbi parandalimin e pёrhapjes sё kёtij virusi. Vijon monitorimi i 18 personave qё janё lejuar tё hyjnё nё vendin tonё nga pika kufitare Kakavie dhe deri mё tani nuk asnjё ka pasur probleme shёndetёsore”, – tha Aliaj. Njësitë e qeverisjes vendore dhe degët territoriale kanë vazhduar punën e tyre në zbatim të detyrimeve ligjore dhe planit të veprimit të Prefektit të qarkut për situatën e krijuar nga pandemia e COVID-19. ATSH

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shakaja që përfundoi në tragjedi në Fushë-Krujë/ Kush është 16-vjeçari Enes Isaku që humbi jetën nga rënia e ashensorit

Tragjedia në dasma/ 16-vjeçari Enes Isaku humbi jetën nga rënia e ashensorit, arrestohet kolegu 26-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parandalohet atentati në Lezhë/ 3 të arrestuarit dyshohen për tri vrasje, mes tyre ajo e Myrtajt në Sarandë

Dyshohen si vrasës me pagesë/ Vinçesk Piroli dhe dy të arrestuarit e tjerë nën hetim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Pasqyra e Çmimeve” online, qytetarët mund të krahasojnë çmimet e produkteve

Platforma digjitale “Pasqyra e Çmimeve” është tashmë e aksesueshme online përmes faqes zyrtare pasqyraecmimeve.al, duke…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fieri/ Gjykata liron Sokol Hoxhën, i parashkruhet dënimi me 25 vite burg për vrasjen e tre personave

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka vendosur lirimin e 51-vjeçarit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vdekja e 16-vjeçarit shqiptar në Greqi, mbyllen pa afat fushat e futbollit në Kavala

Vdekja e 16-vjeçarit shqiptar në Greqi, mbyllen pa afat fushat e futbollit në Kavala Vdekja…

LEXO ME SHUME