Categories Lajme

Orë Rolex e makina luksoze Bentley, ja çfarë i sekuestroi SPAK të afërmit të deputetit të PS

Atentati ndaj prokurorit Ndoja, SPAK sekuestron pasuritë e Redjan Rrajës e familjarëve të tij. Redjan Rraja i cili eshte i akuzuari i vetem per atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, eshte i aferm i deputetit te PS Rrahman Rraja. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar bazuar në parashikimet e Ligjit nr.10192 datë 03.12.2009 “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar dhe Trafikimit Nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, ka regjistruar në datën 22.01.2021 procedimin pasuror nr. 2, në ngarkim të pasurive të shtetasit Redjan Rraja dhe familjarëve të tij.

Në funksion të hetimeve të këtij procedimi pasuror janë kryer shumë veprime hetimore dhe në përfundim, Prokuroria e Posaçme i është drejtuar Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me kërkesën për vendosjen e sekuestros sipas parashikimeve të Ligjit nr.10192 datë 03.12.2009. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr. 22 datë 23.10.2021 ka vendosur sekuestrimin e pasurive si më poshtë vijon:

Ø Pasuria e llojit apartament, (Njësi Tregtare) me sip. 76 m2, e ndodhur në Tiranë.

Ø Pasuria e llojit Njësi Tregtare, me sip. 30 m2, e ndodhur në Tiranë.

Ø Pasuria e llojit Njësi Tregtare, me sip. 127.5 m2, e ndodhur në Tiranë.

Ø Pasuria e llojit garazh, me sip. 18.09 m2, e ndodhur në Tiranë.

Ø Pasuria e llojit garazh, me sip. 18.09 m2, e ndodhur në Tiranë.

Ø 2 (dy) Automjete të tipit “Audi – A8”.

Ø Automjet i markës “Bentley” tipi Continental.

Ø Një orë dore tip “Roleks”.

Ø Shuma prej 2750 Euro.

Vendimi i gjykatës është ekzekutuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara.

Hetimet vazhdojnë me qëllim evidentimin e pasurive të tjera që shtetasi R. Rraja dhe persona të tjerë të lidhur mund të kenë në zotërim apo në pronësi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Parlamenti Evropian dënon dhunën në protestat në Shqipëri: Hetim për përdorimin e forcës nga policia dhe thirrje për dialog

Parlamenti Evropian dënon dhunën në protestat në Shqipëri: Hetim për përdorimin e forcës nga policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 19 Tetor 2026

Dashi Intuita e sotme do të jetë vendimtare. Përdoreni atë në çështjet familjare dhe në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ 69 persona të arrestuar dhe 20 të proceduar penalisht, 19 efektivë policie të lënduar

Protesta në Tiranë/ 69 persona të arrestuar dhe 20 të proceduar penalisht, 19 efektivë policie…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Shpërthim me lëndë plasëse në Llakatund, dëmtohet makina e administratorit të Shushicës, Igli Bimaj

Vlorë/ Shpërthim me lëndë plasëse në Llakatund, dëmtohet makina e administratorit të Shushicës, Igli Bimaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni “Blindi” në Laç/ Arrestohen dy persona, lëviznin me BMW të blinduar, sekuestrohen drogë, jelek antiplumb dhe shpatë

Operacioni “Blindi” në Laç/ Arrestohen dy persona, lëviznin me BMW të blinduar, sekuestrohen drogë, jelek…

LEXO ME SHUME