Categories Lajme

Shtohen rastet me Covid-19 në Berat, 4 gjimnazistë të prekur, mbyllet klasa

Edhe në qytetin e Beratit ka filluar prej 2-ditësh procesi i aplikimit të dozës së tretë të vaksinës për moshat mbi 60 vjeç. Edhe pse aplikimi i kësaj doze shihet si domosdoshmëri për këto mosha për të luftuar koronavirusin, burime pranë DSHP-së Berat bëjnë me dije se fluksi ka qenë shumë i ulët. Sipas mjekëve të Qendrave Shëndetësore të qytetit të Beratit, moshat e treta nuk kanë treguar interes në lidhje me dozën e tretë të vaksinës anti-covid.

Shifrat e të prekurve me Covid-19 në Berat vijnë duke u rritur dhe vetëm ditët e fundit më të prekurit janë regjistruar në kopshte e shkolla. Covid-19 është shtrirë gjerësisht edhe tek fëmijët e mitur, duke prekur edhe fëmijët e moshave nga 6 muaj e deri në 5 vjeç, njëri prej të cilëve vetëm 3-vjeç gjeti vdekjen nga komplikacionet tre ditë më parë.

Rastet me Covid-19 janë regjistruar në Gjimnazin “Babë Dudë Karbunara” në qendër të qytetit, ku vetëm në 24 orët e fundit kanë rezultuar “pozitiv” 4 nxënës të së njëjtës klasë, ndërkohë që pritet tamponi i rezultateve për 22 nxënësit e tjerë të kësaj klase.

Burime brenda këtij gjimnazi bëjnë me dije se nxënësit janw karantinuar në pritje të përgjigjes së rezultatit të tamponit, klasa është mbyllur dhe inspektorët e higjienës kanë kryer dezinfektimin e klasës dhe shkollës.

Qarku i Beratit ka njohur rritje të numrit të të infektuarve me Covid-19 në muajin shtator ku të prekurit ishin më së shumti moshat e treta, ndërsa muaji tetor uli infektimet tek mosha e treta dhe shënoi rritje të të prekurve me Covid-19 tek fëmijët dhe nxënësit e shkollave 9-vjeçare e të mesme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Parlamenti Evropian dënon dhunën në protestat në Shqipëri: Hetim për përdorimin e forcës nga policia dhe thirrje për dialog

Parlamenti Evropian dënon dhunën në protestat në Shqipëri: Hetim për përdorimin e forcës nga policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 19 Tetor 2026

Dashi Intuita e sotme do të jetë vendimtare. Përdoreni atë në çështjet familjare dhe në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ 69 persona të arrestuar dhe 20 të proceduar penalisht, 19 efektivë policie të lënduar

Protesta në Tiranë/ 69 persona të arrestuar dhe 20 të proceduar penalisht, 19 efektivë policie…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Shpërthim me lëndë plasëse në Llakatund, dëmtohet makina e administratorit të Shushicës, Igli Bimaj

Vlorë/ Shpërthim me lëndë plasëse në Llakatund, dëmtohet makina e administratorit të Shushicës, Igli Bimaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni “Blindi” në Laç/ Arrestohen dy persona, lëviznin me BMW të blinduar, sekuestrohen drogë, jelek antiplumb dhe shpatë

Operacioni “Blindi” në Laç/ Arrestohen dy persona, lëviznin me BMW të blinduar, sekuestrohen drogë, jelek…

LEXO ME SHUME