Categories Kuzhina

Oriz dhe brokoli në furrë

Përbërësit për 4 persona:

– Oriz 250 g
– Brokoli 600 g
– Qepë të kuqe 1
– Vezë 1
– Vaj ulliri 2 lugë gjelle
– Djathë kaçkavall i grirë
– Borzilok i freskët
– Kripë dhe piper i bardhë

Përgatitja: Lani brokolin dhe ndajeni në pjesë më të vogla. Hidheni në një tenxhere me ujë të vluar me pak pak kripë dhe lëreni të ziejë vetëm për 2 minuta.

Në një tigan të thellë skuqeni qepën e prerë imët. Shtoni brokolin dhe lërini të skuqen së bashku edhe për 2 minuta të tjera. Shtoni kripë dhe piper. Lërini të ftohen, ndërkohë që në një enë tjetër zieni orizin. Shtojini kripë dhe piper. Kur të jetë gati, kullojeni nga uji i tepërt.

Në një enë tjetër rrihni vezën, mundësisht me rrahës elektrik dhe shtojini djathin kaçkavall të grirë, borzilokun e prerë imët dhe brokolin. Bashkojeni me orizin dhe përziejeni mirë. Masën e përgatitur ndajeni në 4 forma të vogla furre ose në pamundësi, në tavë. Në të dyja rastet duhet t’i lyeni më parë me fare pak vaj. Lëreni të piqet në 180°C për 15 minuta. Pasi ta hiqni nga format, shërbejeni të ngrohtë ose të ndarë në copa.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuzhina

Kjo picë e shijshme nuk do ju shëndoshë

Nëse hani shpesh pica dhe dëshironi të hiqni qafe sasinë e tepërt të karbohidrateve, kjo…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Video/ Tavë me makarona

Recete nga znj Eneida Përbërësit 300 gr makarona 200 gr mish të grirë 2 qepë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me pure patate në furrë…

Qofte me pure patate në furrë . Përbërësit: Për purenë: 1 kg patate 1 gotë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me patate

Nuk kanë stinë apo vakt, recetat me qofte janë ‘të mirëpritura’ çdoherë në shtëpitë tona.…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Lulelakër në furrë me salcë beshamel nga zonja Albana

Lulelakër në furrë me salcë beshamel Përbërësit: 1 kg lulelakër 2 lgj gjalpë 3 lgj…

LEXO ME SHUME