Categories Kulture

“Oscar” edhe sivjet pa nikoqir

Ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar do të jetë pa nikoqir edhe këtë vit.Akademia e ka bërë publik lajmin në Twitter të mërkurën, ka raportuar “GoodmorningAmerica”. Kjo ceremoni edhe vitin e kaluar ishte pa nikoqir që ishte edhe hera e parë që nga ceremonia e 61-të, e vitit 1989. Fillimisht ishte caktuar Kevin Hart për ta udhëhequr këtë ngjarje, por ai hoqi dorë si pasojë e disa postimeve të mëhershme kontroverse që u rishfaqën në Twitter, transmeton Koha.net.

Pas ceremonisë së vjetme, producenti i Oscar-it, Glenn Weiss, tha: “Nikoqiri i kësaj ngjarjeje është gjë e madhe, por në gjendjen që jemi tani mendoj se është gjë e mirë sepse organizimi do të mbahet”.

“Do të jetë argëtuese për t’u parë dhe ne do t’i nderojmë të gjithë këta njerëz në 24 kategori”, tha Weiss. Ngjarja e vjetme e Oscar-it pa nikoqir tërhoqi shikueshmëri edhe më të madhe sesa një vit më parë – 29.6 milionë shikime në krahasim me 26.5 milionë një vit më parë. Ceremonia do të mbahet më 9 shkurt./KultPlus.com

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

“Menorah” Libri i ri nga Deni Llanaj, një thriller psikologjik dhe provokues

Libri i ri “Menorah” nga Deni Llanaj vjen si një thriller psikologjik dhe provokues që…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kinematografia shqiptare në zi, ndërron jetë aktori i njohur Birçe Hasko

Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare Birçe Hasko ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare.…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë dhe shkrimtar, rrëfen librin e tij të ri mbi rrënjët kulturore të kombeve dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës

“Letërsia është universale, por lind gjithmonë nga një popull” Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME