Categories Politike

”Pa diplomë nuk nis punë as si punonjës komunale, por kjo nuk vlen për kokat e kombit”

Mbrëmjen e djeshme në media u publikuan detaje shumë interesante nga dilpomat e disa deputetëve dhe politikanëve të lartë në vend.

Disave prej tyre iu kishte shkuar universiteti 13 vite, ose ca të tjerë janë ende sot pa diplomë dhe zotërojnë vetëm një kurs shoferi.

Lidhur me këtë bjerrje intelektuale të përfaqësuesve të qytetarëve ka reaguar dhe gazetari Erl Murati, i cili thotë se është paradoksale që ligji shqiptar nuk e kushtëzon arsimin  e lartë për deputetët.

Reagimi i gazetarit Murati:

“Top Story” zbuloi sonte se ka deputetë të Kuvendit, pa arsim të lartë. Jo se e kanë fshehur apo manipuluar, thjesht nuk kanë diplomë, sepse ligji nuk ua kërkon një gjë të tillë. Paradoksi është se në shtetin tonë, po s’pate diplomë nuk nis dot punë as zyrtar komunaleje. 

Për “kokat e kombit” diçka e tillë nuk është detyrim: arsimi i lartë nuk është kriter për t’u bërë deputet. Rrjedhimisht, nuk është kriter as për t’u zgjedhur ministër. Ndaj, do ishte mirë që reforma e famshme zgjedhore që lë pa gjumë ndërkombëtarët e kësaj ane, ta shtojë si kusht diçka të tillë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME