Situata pakënaqësie kanë filluar të shfaqen te Real Madrid. Pas Gareth Bale, edhe një tjetër futbollist po konsideron largimin. Sipas ‘El Chiringuito’ është tani Isco që po mendon largimin që në afatin kalimtar të janarit.
Isco mbetet i pakënaqur me besimin e trajnerit Zinedine Zidane, ku shumë pak minuta janë duke iu afruar. Mediet gjatë ditës në Spanjë kanë raportuar se edhe Gareth Bale po kërkon largimin.
