Categories Lifestyle

Pas problemeve që kishte me aknet, kjo vajzë tregon transformimin e frytyrës

Një trajnere profesionale së cilës ju tha nga doktori se ka “aknet më të këqija që ka parë ndonjëherë”  ka ndarë transformimin e mrekullueshëm para dhe pas akneve. Emily Keel, 25 vjeçare, nga Anglia, ka vuajtur nga aknet cistike të rënda që nga mosha 12 vjeçare, duke i shkaktuar asaj periudha depresioni.

Ajo ndjeu sikur mjekët  nuk kishin ndjenja ndaj gjendjes së saj të lëkurës e cila u përkeqësua edhe më shumë duke i kaluar në sindromë polistike të vezoreve, raporton “Daily Mail”.

Gjatë viteve të fundit, Keel, ka provuar gjithçka nga dietat e ndryshme gluten dhe qumësht, terapia, antibiotikë e shumë mënyra të tjera – por ka pasur shumë pak përmirësim.

Por, pasi u përshkruar me një ilaç të quajtur “Izotretinoin”, fytyra e saj është pastruar pothuajse tërësisht. Ajo shkro në instagram “Ndjehem përsëri vetvetja dhe është ndjenja më e mirë në botë”

“Nuk mund të besoj se janë vetëm gjashtë muaj ndërmjet këtyre fotografive” – tha ajo.

Zonja Keel, ka shpenzuar vitet e adoleshencës duke jetuar me këto akne të tmerrshme, duke kontaktuar me shumë dermatolog dhe duke përdorur shumë produkte, madje kishte pasur rast ku mjekët i kishin thënë që ajo ka aknet më të këqija që ata kanë parë ndonjëherë.

 

“Ishte shumë e vështirë ta dëgjoje këtë prej disa personave profesional: u zhgënjeva shumë”- deklaroi Keel.

Por, ajo thotë që tani kam gjetur ilaçin dhe asnjëherë nuk jam ndjerë më e lumtur se tani, kam kaluar vite jo të mira në fëmijëri dhe adoleshencë dy periudha më të vështira të jetës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME