Categories Politike

Shkodra pa kryetar bashkie, Prefekti i shkruan Metës

Një javë pasi Valdrin Pjetri dha dorëheqjen si kryetar i zgjedhur i bashkisë së Shkodrës, Prefekti i Qarkut, Çesk Millja, ka informuar kreun e Shtetit Ilir Meta përmes një shkrese zyrtare.

Në letër, Millja vë në dijeni metën për konstituimin e Këshillit bashkiak dhe për mbledhjen e parë të tij që u zhvillua në ambientet e Bibliotekës së Universitetit “Luigj Gurakuqi” me 19 gusht mes tensioneve të shumta, ku nuk munguan edhe përplasjet e protestuesve të opozitës me forcat e policisë.

Prefekti i qarkut të Shkodrës sqaron mes të tjerash Presidentin për zgjedhjen e kryetares së këshillit dhe për vendin vakant të kryetarit, pasi Valdrin Pjetri dha dorëheqjen pas publikimeve të dokumenteve nga Partia Demokratike, sipas të cilave rezultonte i dënuar për trafik droge në Itali. Në letrën dërguar Metës, Prefekti thotë se dorëheqja e Pjetrit është paraqitur në mbledhjen e parë të këshillit bashkiak në Shkodër dhe zyrtarisht tregon se posti i kryetarit të bashkisë Shkodër është vakant.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME