Për një të ardhme më të mirë për të gjithë Mateot! (Fëmijët e Shqipërisë)
Nuk mund të qëndroja indiferent për ngjarjen makabër të mostrës që i preu ëndërrat nē mes Mateos vetëm 8 vjeç. Nëna i thërret por Mateo nuk përgjigjet dot më, sepse dhe zërin ja preu dora kriminale e Klodianit e një njeriu të dalë nga burgu.
Ne jemi me ty Mateo, e të gjithë Mateot e Shqiperisë. Sepse për ne është mision që të mbështesim këdo që është ne nevojë. Ti Mateo tani je në qiell dhe ne lutemi për ty engjëll i bukur që drejtësia të jap gjykimin e merituar. Ajo dorë makabre që të ndau nga shokët e ta mori jetën, të ngriu buzeqeshjen tënde gazmore duke të larguar nga kjo jetë.
Lutemi për ty Mateo që drejtësia tē marrë vendimin e duhur per mostrën kriminel.
Ti Mateo do jesh gjithmone në lutjet e zemrat tona si një engjëll duke i dhënë forcë mamit, babit e vēllait për të kapercyer dhimbjen e fortë që shkaktoi. Ne nuk do të dorezohemi derisa drejtësia të vendosi masën maksimal të dënimit. Mateo engjëll i vogël prehu i qetë ne krahët e perëndisë. Ngushëllime nga i gjithë grupi im i Romës.
Nga Amarildo Rodi