Categories Lifestyle

Përbërësin e keni në shtëpi : Mbetet në dorën tuaj nëse dëshironi që të rrisni flokët tuaj dhe t’iu jepni atyre denduri

Soda e bukës është një ndër asortimentet që mund të bëjë çudira me flokët tuaj. Të gjithë e kemi në shtëpi dhe e përdorim rëndom për të gatuar. Por përfitimet që ka përdorimi i saj në flokë është mbresëlënës.

Nëse po vuani nga zbokthi në flokë apo nga alergjia që mund të shkaktojë uji me klor, zgjidhja është e thjeshtë. Përdorimi i sodës së bukës është i thjeshtë dhe ekonomik, teksa me të mund të zëvendësoni shampon e zakonshme që përdoret për larjen e kokës.

Disa nga benefitet që sjell larja e flokëve me sodë buke

Soda e bukës heq mbetjet

Soda e bukës do të të ndihmojë të heqësh mbetjet e çdo produkti që ke përdorur për flokët. Mbetjet e shampoo-s, balsamit apo llakut e xhelit, që mund të krijojnë yndyrë në flokë. Soda është perfekte për të pastruar flokët.

Heq klorin

Nëse ndjek notin në pishinë apo uji në rubinet vjen me hsumë klor, me siguri që e di se klori mund të të dëmtojë flokët. Madje, mund t’i ndërrojë edhe ngjyrën! Soda e bukës ndihmon në heqjen e klorit nga lëkura e kokës, duke e mbrojtur nga dëmet.

Favorizon rritjen e flokëve

Nëse flokët e tu janë të dëmtuar nga lyerjet e shpeshta, apo subs. tancat kim. ike, mund të kenë pengesa në rritjen e tyre. Soda është në gjendje të pastrojë flokët më mirë se shampoja. Ta përdorësh për të ele. minuar pisllëkun mund të të ndihmojë në rritjen e flokëve.

Si të përdorni sodën e bukës në flokët tuaj

Përzieni sodën e bukës me ujë duke hedhur nga 1 në 3 lugë gjelle sodë, në bazë të flokëve që keni. Sa më shumë flokë të keni, aq më shumë do të keni nevojë. Për flokë të gjatë deri në shpatulla, përdorni 1 lugë gjelle sodë dhe 6 lugë ujë.

Mund ta përdorni sodën mbi flokë të lagur apo të thatë. Aplikoni përzierjen më parë tek rrënjët dhe deri tek majat.

Lëreni përzierjen mbi kokë për disa minuta e më pas shpëlajeni me ujë të bollshëm.

Shpëlani flokët me një përzierje të uthullës së mollës me ujë. Raporti në këtë rast duhet të jetë 1 me 4. Nëse dëshironi, shtoni dy pika vaj esencial.

Për të aplikuar miksimin me uthullën e mollës, kini kujdes kontaktin e kësaj të fundit me sytë, ndaj mbani kokën të me sytë lart.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME