Deputeti Myslim Murrizi, i përjashtuar pak ditë më parë nga Partia Demokratike për faktin se nuk pranoi të digjte mandatin e deputetit, është shprehur se do ta ankimojë vendimin te gjykata e Partisë.
Gjatë një intervistenë emisionin ‘Arena’ në ora neës, Murrizi ka thënë se do pres derisa të ngrihet Komisioni i Apelimit në parti që drejtohet nga Arben Ristani dhe më pas do të paraqesë arsyet e veta për të mospranuar përjashtimin.
Do ta ankimoj tek Arben Ristani vendimin këto ditë. Kam argumentet e mia. Do ta ankimoj tek Komisioni i Apelit. Është zgjedhur vetëm Beni. Katër anëtarët e tjerë nuk janë zgjedhur. Do ta ankimoj vendimin tek Gjykata e Partisë. Unë mendoj që të drejtën për të qenë demokrat nuk ma heq asnjë pinjoll i Sigurimit të Shtetit. Do ta ankimoj duke renditur të gjithë shembujt nga ’91-shi, përveç të ndjerit Azem Hajdari. I dytë jam unë i përjashtuar. Për ata që vijnë nga Sigurimi dhe Partia e Punës nuk është mbajtur ky qëndrim.
