Categories Sport

Përjashtohet përjetë nga sporti peshëngritësi shqiptar

Peshëngritësi shqiptar, Arbër Çerçizi është përjashtuar përjetë nga Federata Shqiptare e Peshëngritjes pasi në testet antidoping ka dalë se sportisti kishte konsumuar lëndë narkotike, të llojit kokainë.

Lajmin e ka bërë vetë të ditur presidenti i Federatës së Peshëngritësve, Elez Gjoza , ku përveç lajmit për përjashtimin e Çerçizit, paralajmëroi dhe sportistët e tjerë të kenë kujdes pasi do të kenë të njëjtin fat në rast se zbulohen duke përdorur substanca të ndaluara.

Njoftimi i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes:   “Federata Shqiptare e Peshëngritjes, gjatë zhvillimit të Kampionatit Kombëtar për të rritur të zhvilluar në datat  20-21 shkurt 2021 në qytetin e Durrësit, duke pasur si moto të saj luftën e pandërprerë ndaj fenomenit të dopingut i kërkoi OKAD-it në Shqipëri kontrollin antidoping për të gjithë sportistët pjesëmarrës në këtë kampionat. Pas marrjes së mostrave më datë 22.03.2021, vjen përgjigja nga OKAD, sipas testit No LC 1001/21, ku ka rezultuar pozitiv me substancën kokainë sportisti Arbër Çerçizi.

Të gjithë sportistët pjesëmarrës në Kampionatin Kombëtar dolën negativë, përjashtim bën sportisti i “Klub Sport Apolonia”, Z. Arbër Çerçizi, i cili doli pozitiv me substancën kokainë.

Në këtë situatë, ku Federata po lufton për sport të pastër, pasi është goditur nga ky fenomen dhe ky sportist është përsëritës, mblodhi Komitetin Ekzekutiv në mënyrë urgjente, sot, më datë 25.03.2021, dhe vendosi masat ekstreme: përjashtimin e sportistit Arbër Çerçizi përgjithmonë nga sporti i peshëngritjes si dhe pezullimin e trajnerit të Klubit Sportiv Apolonia për një periudhë 5-vjeçare, duke mos e lejuar të ushtrojë profesionin e trajnerit. Për çdo sportist, qoftë ai dhe medalist, që do të dalë pozitiv nga kontrolli i kërkuar nga Federata do të ketë të njëjtën masë (përjashtim nga sporti). Me respekt, Presidenti i FSHP-së, Elez GJOZA!”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Heroi Manaj: sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime .Doja të jepja një mesazh më të fortë, por jemi në televizion

Rei Manaj, ishte heroi i fitores ndaj Serbisë, që me golin e tij, i dhuroi…

LEXO ME SHUME