Categories Lifestyle

Pini kafe dhe çaj për ta hidratuar trupin gjatë verës

Temperaturat e larta bashkë me vapën sjellin edhe një shumë probleme për organizmin, mungesa e lëngjeve në turp vjen si pasoj në shumicën e rasteve nga djersitja nga vapa, transmeton Gazeta Metro Problemi konstant i kësaj periudhe, është padyshim dehidratimin i trupit ose quajtur ndryshe mungesa e ujit. Shfaqet si pasojë e një morie arsyesh, por kryesisht për shkak të djersitjes së madhe të trupit nga vapa.

Kështu sfida e ditëve të nxehta është të qëndroni të hidratuar sa më shumë. Uji është padyshim zgjedhja e parë që bëhet në këto raste dhe sigurisht edhe më e mira. E kur mendoni për hidratimin nuk ju shkon mendja tek një filxhan kafe apo çaji, megjithëse të dyja mund t’i konsumoni çdo ditë.

E çfarë duhet konsumuar gjatë verës, sipas mjekëve dhe dietologëve mënyra më e mirë për të mbajtur një organizëm të shëndetshëm është të konsumoni shumë ujë.  Gjithsesi, edhe nëse konsumoni kafe ose çaj gjatë verës i keni dhuruar pak qetësi dhe hidratim trupit tuaj. Nuk ka një ndarje mes tyre se cila është më e vlefshme pasi të dyja këto pije përmbajnë kafeinë. Një nga funksionet më të njohura të kafeinës, është mbajtja e trupit dhe trurit zgjuar dhe në lëvizje. Kjo bën që edhe funksionet e tij të jenë më të shpejta gjë që ndihmon në qarkullimin e mirë të gjakut.

Duke qenë se janë të dyja të pasura me ujë e ndihmojnë trupin të gjithnjë i hidratuar dhe i shëndetshëm. Pra, mund të themi që kafja dhe çaji janë të sigurt për t’u konsumuar edhe gjatë verës, duke mbajtur në mendje që sasia e konsumimit të tyre duhet të jetë e vogël.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME