Categories Turizëm

Plazhi i Gjipesë mirëpret turistët këtë verë

Plazhi i Gjipesë, i cilësuar si një nga “margaritarët e fshehur” të Shqipërisë, është një ndër plazhet më të bukura të rivierës shqiptare. Vizitorët mund të shkojnë atje me anije ose makinë. Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi publikoi sot pamje nga ky plazh, i cili është gati të mirëpresë shumë turistë këtë verë. Plazhi i Gjipesë i njohur ndryshe edhe si kanioni i Gjipesë, nis që nga rruga nacionale, mes fshatit Ilias dhe Jal dhe përfundon në bregdet, duke krijuar një oaz përrallor në bregun e Jugut.

Ky plazh përrallor të ofron mundësi gjatë ditës për t’u larë në ujin e kristaltë, për të ecur në kanionin e saj, ku herë pas here formacione të ndryshme shkëmbore krijojnë pamje mahnitëse, por është edhe vendi ideal që gjatë natës të shohësh dallgët e detit nën yjet vezullues. Shqipëria rezulton të jetë një ndër vendet që ka më pak të prekur, për shkak edhe të masave të shpejta që u ndërmorën nga autoritetet.

Si rezultat, qeveria ka paralajmëruar hapjen e kufijve shumë shpejt, ndërsa pret që në fillim të muajit qershor të nisë edhe ardhja e çarterave të parë, kryesisht nga vendet skandinave, Polonia, Çekia, Ukrahina etj. Prej gati 3 javësh opertorët turistikë dhe drejtuesit e njësive të akomodimit janë njohur edhe me protokollin e masave që duhet të zbatohen për të frenuar përhapjen.

PLAZHI I GJIPESË/ "Perla" e turizmit shqiptar, e çliruar nga ...

FOTO: Se gjithnjë pas SHIUT del DIELLI në Gjirin fantastik të ...

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Turizëm

“Shqipëria princeshë e re e Lindjes”, Rama: Revista në aeroportin e Parisit mban emrin e Shqipërisë!

Kryeministri Rama ka publikuar në rrjetet sociale disa faqe të një reviste që gjendet në…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Brenda ishullit Sazan: Bunkerët dhe tunelet e Shqipërisë komuniste

Për shumëkënd ishulli Sazan në Vlorë të Shqipërisë ishte mister për dekada. Aty dihej se…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Në Vlorë turistët e huaj nisin plazhin: Ejani shijojeni, është me bukur se Spanja!

Jemi në javën e fundit të muajit mars, por në Vlorë për turistët e huaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Turizëm

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës pritet të jetë gati pranverën e ardhshme

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës po punohet me ritme të shpejta për të qenë gati…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Mediat prestigjoze britanike i bëjnë jehonë turizmit në Vlorë

Daily Express shkruan se Shqipëria pritet për më shumë turistë, The Guardian e liston mes…

LEXO ME SHUME