Categories Sport

Provim italishteje dhe miliona euro, Suarez dhe Juventus gjejnë akordin

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, ka gjetur akordin me Juventusin. Sipas raportimit të “Marca”, uruguaiani pritet të firmosë për dy vite me bardhezinjtë, me opsionin për të rinovuar dhe për një sezon tjetër. Suarezit iu komunikua nga klubi katalanas që të gjente një ekip të ri dhe këto ditë ai është stërvitur veçmas grupit, që tashmë drejtohet nga Ronald Koeman. Edhe pse kontrata e tij me Barcelonën mbaronte në fundin e sezonit, palët kanë rënë dakord për ta prishur atë në mënyrë konsensuale.

33-vjeçari pritet të përfitojë 10 milionë euro neto në sezon në Torino, por përpara transferimit ai duhet të kalojë një tjetër provë. Bomberi nuk disponon një pasaportë të BE, prandaj ai do t’i duhet të marrë një vend ekstrakomunitari në skuadër. Juventusi ka organizuar kurse të gjuhës italiane për të, pasi kjo është mundësia e tij për të marrë një pasaportë italiane. Madje ai do të japë edhe provimin së shpejti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME