Presidenti rus, Vladimir Putin vizitoi sot fortesën e Peterit dhe Paolos në Shën Peterburg me rastin e Krishtlindjeve ortodokse dhe, siç e kërkon tradita, bëri një goditje me topin e fuqishëm, një prej dy modeleve D-30, duke shënuar mesditën. Tradita e goditjes së mesditës është në fuqi që prej vitit 1865. Pas performancës së Putinit, një prej spektatorëve thërriti “në shenjë!”. Ndërsa Putin duke qëndruar në lojë u përgjigj me një batutë: “Është e vështirë të gabosh objektivin me këtë…”.
Categories
Bota