Categories Politike

Rama si ministër i Jashtëm, Kryemadhi tregon çfarë do të bënte po të ishte në vend të Metës

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me situatën politike aktuale në vend.

Duke u ndalur tek dekretet e Presidentit dhe mosdekretimi i Gent Cakajt si Ministër i Jashtëm, dhe tek propozimi i vetë kryeministrit për të marrë ai këtë post, tregoi se çfarë do të bënte ajo nëse do të ishte në vend të Presidentit Meta.

Ajo tha se ajo vetë do ta dekretonte, pasi siç shprehet ajo do të shikonte një reaksion brenda PS, pasi përveçse Braçes dhe Majkos, partia që sot qeveris vendin do të mbetet e papërfaqësuar. por Presidenti respekton Kushtetutën.

“Unë jam më e drejtpërdrejtë, më emocionale dhe më politikane, domethënë për interesin politik, por Ilir Meta me sa duket ka respektuar Kushtetutën”, – tha Kryemadhi.

Sipas saj, “Ilir Meta është nga ata që marrëdhëniet e shtetit nuk i ngatërron me marrëdhënet personale. P.sh., kemi Ditmir Bushatin, marrëdhëniet me të janë shumë acide, por ai është Ministër i Jashtëm”.

Ajo po ashtu ka akuzuar Ramën se i ka mohuar opozitës fjalën në Kuvend.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME