Categories Politike

Rama vë vijën e kuqe për socialistët: Administrata nuk është pronë e Partisë Socialiste

Pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste, Kryeministri Rama ka paralajmëruar edhe një herë anëtarët e Partisë Socialiste se askush të mos pretendojë punë në shtet.

“Proces transformimi dhe hapjeje., Në bazë të disa vendimeve puna në territori do të zhvillohet paralelisht për analizat e rezultateve qendër për qendër për të verifikuar cilësinë e përfshirjes së të gjithë anëtarëve të PS në zgjedhje në raport me rezultatet dhe njëkohësisht për ta hapur partinë për prurje të reja nga shoqëria pavarësisht moshës, për të krijuar një bazë të te për të ecur më tutje.

Ajo që do të nënvizoja si shumë të rëndësishme edhe nga kjo mbledhje dhe do ta ndaja me të gjithë publikun dhe të gjithë familjen tonë politike është një vijë e kuqe e cila është vendosur fort në Kongresin e partisë dhe do të thellohet në vijimësi është se punësimet dhe drejtoritë nuk janë pronë e PS por e popullit shqiptar dhe funksion i qeverisë dhe i të gjitha institucioneve bazuar në Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.

Kjo nuk është propagandë por vija ndarëse. Nëse në shërbimin civil tanimë kemi garantuar se proceset e rekrutimit tashmë janë procese ligjore, procese me integritet dhe si rezultat i këtyre proceseve shumë njerëz kanë mundur të marrin atë që i takon në pjesën tjetër të administratës ka një problematikë serioze që duhet qasje me seriozitet.  Për këtë jemi të prerë dhe duhet të angazhohemi të gjithë”, tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME