Categories Kuzhina

Recetë natyrale: Qumësht kanelle për lëkurë të shëndetshme dhe humbje peshe

Konsumimi i një gote me qumësht të ngrohtë para se të flini është rutinë relaksuese dhe e shëndetshme por, nëse i shtoni edhe kanellë, atëherë vetëm sa shtohen efektet shëruese të pijes

Qumështi me kanellë është një nga pijet më të shëndetshme që mund t’i konsumoni në përditshmëri. Kjo pije ka qenë e njohur me shekuj të tërë, ndërkaq rrënjët i ka edhe në Egjiptin e lashtë

Dr. Josh Axe tregon se hulumtuesit kanë zbuluar që kanella renditet e para nga 26 bimët më të njohura në botë sa i përket niveleve mbrojtëse antioksiduese. Gjithashtu ofron edhe shumë përfitime shëndetësore, duke përfshirë veti antibakteriale, antidiabetike dhe antikërpudhore

Kanella e zvogëlon kolesterolin, i parandalon rrezatimet e lira, e parandalon plakjen e parakohshme, e parandalon Alzheimerin, në disa raste ndihmon te personat me diabet duke e zvogëluar rezistencën e insulinës, etj

Kështu, qumështi me kanellë është një mënyrë e shijshme për t’i korrur të gjitha përfitimet e kanellës

Përbërësit:

¼ e lugës së çajit me pluhur kanelle (organike)
Një gotë qumësht të ngrohtë
Mjaltë (për shije)
Ekstrakt vanilje (opsionale)

Instruksionet: Shtojeni kanellën në gotën me qumësht, pastaj ëmbëlsojeni me mjaltë. Nëse dëshironi ta pasuroni edhe më shumë shijen, atëherë shtoni ekstrakt vanilje. Pijeni kur është e nxehtë dhe shijojeni

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuzhina

Kjo picë e shijshme nuk do ju shëndoshë

Nëse hani shpesh pica dhe dëshironi të hiqni qafe sasinë e tepërt të karbohidrateve, kjo…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Video/ Tavë me makarona

Recete nga znj Eneida Përbërësit 300 gr makarona 200 gr mish të grirë 2 qepë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me pure patate në furrë…

Qofte me pure patate në furrë . Përbërësit: Për purenë: 1 kg patate 1 gotë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me patate

Nuk kanë stinë apo vakt, recetat me qofte janë ‘të mirëpritura’ çdoherë në shtëpitë tona.…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Lulelakër në furrë me salcë beshamel nga zonja Albana

Lulelakër në furrë me salcë beshamel Përbërësit: 1 kg lulelakër 2 lgj gjalpë 3 lgj…

LEXO ME SHUME