Kjo është një recetë për një të shijshme dhe të lehtë për t’u gatuar.
Përbërësit e nevojshëm:
450 g bizele të ngrira
3 kofsha pule
2 karota të mëdha
1 tufë majdanoz
1 kokë më e madhe qepë
1 vezë
3 lugë vaj
disa lugë miell
krip dhe piper
spec i kuq terren
1.5l ujë
Mënyra e përgatitjes:
Pritini qepën në copa të vogla, dhe karotat dhe majdanozin në kubikë pak më të mëdhenj. Ndani mishin e pulës nga kocka dhe preri në kube. Nxeheni vajin mbi nxehtësinë mesatare dhe shtoni qepën. Përzieni për disa minuta deri sa të merr një ngjyrë të verdhë, pastaj shtoni karotat dhe përzieni gradualisht derisa të zbuten pak.
Kripë dhe piper i shtoni sipas dëshirës tuaj. Shtoni mishin, zieni të gjithë së bashku për 5 deri në 7 minuta, pastaj mbulojeni me ujë të ngrohtë. Pastaj shtoni bizele të ngrira dhe gatuajeni për 10 minuta. Përderisa gatuani, përzieni një vezë, shtoni pak kripë dhe disa lugë miell. Përzierja duhet të jetë mjaft e trashë. Në fazën e fundit të gatimit, vendosni dy lugë çaji piper të kuq të grirë në zierje dhe më fund fare shtoni majdanozin.
