Categories Turizëm

Reshje dëbore në Llogora, Prefekti Mamaj: Situata në kontroll, po hidhet kripë!

Llogoraja prej mbrëmjes së djeshme është mbuluar nga dëbora, ndërsa reshjet nuk kanë krijuar asnjë problem në qarkullimin e automjeteve në segmentin rrugor që përshkon këtë rrugë, pjesë e aksit kombëtar Vlorë-Sarandë. Prefekti i qarkut të Vlorës, Flamur Mamaj, tha sot për ATSH-në se “situata ka qenë në kontroll që në momentet e para të uljes së temperaturave dhe reshjeve të dëborës”.

Sipas tij, kontraktori ka marrë masa për të përballuar reshjet e borës dhe ngricat. “Në aksin Dukat-Llogora ka filluar hedhja e kripës, gjë që krijon parametrat e duhur për lëvizjen e mjeteve dhe shmangien e rrezikut të rrëshqitjes”, theksoi Mamaj.

“Policia po monitoron trafikun në këtë aks rrugor për të shmangur aksiendetet e mundshme duke këshilluar drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes në qarkullim e të përdorin mjetet e nevojshme”, – shtoi Mamaj.

Prania e borës në mjediset e Parkut Kombëtar të Llogorasë, e bën më tërheqës këtë mjedis pyjor malor edhe për të apasionuarit pas turizmit të bardhë. Qafa e Llogorasë ka rëndësi të madhe si një destinacion turistik dhe shërben si një urë tranziti për të dy llojet e turizmit, atë bregdetar dhe atë malor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Turizëm

Bizneset hoteliere shtojnë kredimarrjen/ Rritet huaja për grupin e akomodimit dhe shërbimit ushqimor

Pritshmëritë për një sezon të ngarkuar turistik shfaqen edhe te kredimarrja e këtij sektori. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Energjia në zonat turistike, OSSH lidh kontratën 1 mln euro për Ksamilin

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes për rajonin e Gjirokastrës lidhi se fundmi kontratën me vlerë…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

”The Washington Post” rendit Tiranën dhe Dhërmiun mes 12 destinacioneve më të bukura për t’u vizituar në vitin 2024

Media e njohur amerikane “The Washington Post” ka renditur Tiranën dhe Dhërmiun mes 12 destinacioneve…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Ndryshon taksimi i hoteleve! Qeveria do të përcaktojë një nivel shfrytëzimi të dhomave

Ligji për turizmin është dorëzuar në Kuvend ndërsa këshilli i ministrave ka propozuar edhe vendosjen…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

“Wasza Turystyka”: Shqipëria tërheq gjithnjë e më shumë interesin e turistëve

Vitin e kaluar, destinacionet më të shpeshta në motorët e kërkimit në internet kishin të…

LEXO ME SHUME