Categories Sport

Sa është rritur, Lorik Cana pozon si rrallëherë me vajzën e vogël (Foto)

Në janar të vitit 2020, ish-Kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana, u bë baba për herë të dytë. Partnerja e tij italiane, Monica, solli në jetë fëmijën e dytë të çiftit, një vogëlushe që e pagëzuan me emrin Enkeleida.

Familja e tyre është ndër familjet më të këndshme dhe hera-herës kapiteni legjendar i Kombëtares shqiptare të futbollit ndan momente të bukura, shpesh edhe funny. Mirëpo, sonte vëmendjen e ka marrë një foto shumë e ëmbël e Lorikut me të bijën, me të cilën duket tepër i lidhur. Enkeleida tashmë mbush 1 vjeç dhe është rritur goxha shumë nga hera e fundit që e kemi parë.

Futbollisti ka publikuar në profilin e tij një pozë ku shfaqet duke mbajtur mbi prehër të bijën, të cilës i dhuron gjithashtu një puthje në kokë. Gjatë këtij 1 viti si Loriku po ashtu dhe Monika kanë qenë shumë rezervuar, duke mos publikuar asnjë foto të vogëlushes së tyre.

Në çdo imazh Enkeleida është shfaqur me kurriz dhe madje ka kohë që nuk kemi parë të publikojnë ndonjë foto të saj, apo të djalit Boiken. Loriku është shprehur më herët se ai nuk dëshiron të publikojë foto të djalit, sepse është pak me traditat e vjetra dhe beson se mund t’ja marrin fëmijët mësysh.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME