Categories Politike

Skandali me punësimet, PD tregon me emra kush duhet të jetë në burg

Partia demokratike, ka reaguar menjëherë pas skandalit të publikuar sot nga ‘Zëri i Amerikës’ për punësimet në administratë të cilat vendosen në zyrën e kryeministrit.

Me anë të deputetit Ervin Salianji, PD, thekson se Rama duhet larguar urgjentisht dhe se të gjithë zyrtarët e lartë të PS sot duhet të jenë në burg.

“Publikimi nga Zeri i Amerikës i një pjese tjetër të Dosjes 339, fakton një skandal të pêrmasave shtetërore, ku Kryeministri ndêrhyn drejtpërdrejt për prishjen e konkurseve të administratës publike, ku kryeministri në mënyrë kriminale ndêrhyn nga zyrat e tij për të larguar më të aftët dhe për të punësuar militantët partiakë apo njerëzit e kriminalizuar!

Sot, një shtet serioz dhe një prokurori normale që e disponon prej muajsh këtë dosje do të kishte marrë të pandehur Edi Ramën për abuzim me detyrën dhe për ushtrim të ndikimit të paligjshëm. Sot shefja e tij e kabinetit, Vali Bizhga, deputete e Ramës, Blerina Gjylameti, Ulsi Manja dhe një sërë deputetësh dhe zyrtarësh duhet të ishin në burg!

Përgjimet ku ish drejtori të Përgjithshëm i Burgjeve zbulon se emërimet në administratë nuk bëhen me konkurs, por dalin nga zyra e kryeministrit dhe nga telefonatat me deputetët janë pjesë e dosjes 339.

Kjo është e njëjta dosje, ku Vangjush Dako bashkëpunon me krimin e organizuar për blerjen e votave për llogari të pushtetit të Edi Ramës në zgjedhjet e vitit 2017.

Tani nuk ka më asnjë dyshim se është Edi Rama ai që po bllokon hetimin e dosjes 339. Qëllimi i kryeministrit nuk është të mbrojë vetëm Vangjush Dakon, por të mbrojë veten e tij nga arrestimi i pashmangshëm, që do të vinte nga hetimi i pavarur i dosjes 339.

Zbulimi i plotë i dosjes 339 është thelbësor për të provuar se Edi Rama ka ngritur një shtet mafioz, ku gara në zgjedhje,  gara për vendet e punës, gara për tenderat janë fasadë e një pushteti të korruptuar dhe të inkriminuar.” ​, tha Salianji.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

Princi William i dorëzon titullin e lartë ‘OBE’ pedagogut shqiptar Andi Hoxhaj

Princi William i ka dorëzuar pedagogut shqiptar Andi Hoxhaj titullin e lartë të Urdhrit më…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Shtyhet seanca për Belerin, avokati: Proces i montuar për të mbajtur Himarën

Shtyhet për në 5 mars seanca për Alfred Belerin, kryebashkiakun e pabetuar të Himarës. Në…

LEXO ME SHUME