Categories Politike

Takimi me opozitën parlamentare, Rama: Nuk arritëm marrëveshje

Kryeministri Edi Rama ka folur pas takimit me opozitën parlamentare. Në një deklaratë për mediat, Rama tha se, nuk është arritur asnjë marrëveshje me opozitën e re. Ai tha se duhet të arrihet një konsensus trepalësh, maxhoranca dhe dy opozitat. E gjetët gjuhën e përbashkët me opozitën?

Jo. Jo sepse kemi një konflikt në themel për shkak të marrëveshjes me opozitën jashtë paralmentare. Ne jemi të diskutojmë për hapjen e listave, jemi gati të arrijmë një një konsensus treplaësh. Në një konsensus trepalësh, të gjithë duhet të lësojnë diçka dhe nuk mund të marrin të gjitha. Ne kemi një maxhorancë të gjerë në Kuvend, ne nuk do të angazhohemi për kapjen e një vote këtu e një vote atje.

Unë nuk kam ndonjë respekt më të madh për ata që janë jashtë dhe këta që janë brenda, unë i respektoj të gjithë. Sot është e vërtetë që shumica do të ketë më shumë zë në proces dhe nuk duan të zgjedhin vetëm një program dhe një parti, por të zgjehdin dhe për një kandidat.

Ne jemi PS dhe e kemi për detyrë që të jemi pasqyrë ku reflektohen dëshirat e njerëzve. Ne jemi gati të zgjerojmë aleancën me njërëzit, por marrëveshja është një pengesë e madhe për anën tjetër, për deputetët aktual të opozitës. Ata duhet të kapërcejnë këtë pengesë, unë jam me ta për shumë çështje. Miqtë e opozitës parlamentare duhet të bien dakord dhe me opozitën jashtëparlamentare. Listat e hapura? Është një çështje ekskluizve e Kuvendit të Shqipërisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME