fbpx
Teknologji

Njerëzit po e braktisin WhatsApp dhe po e marrin këtë aplikacion

Javën e kaluar, WhatsApp iu dërgoi një mesazh të gjithë përdoruesve duke i informuar rreth rregullës së re të privatësisë, e cila thotë se aplikacioni do t’i japë të dhëna Facebookut. Pas këtij rasti, Elon Musk bëri një postim në Twitter rreth një aplikacioni tjetër, të cilin njerëzit filluan ta marrin menjëherë.

“Përdoreni Signal”, shkroi CEO i SpaceX dhe Teslas më 7 janar. “Ky është Signal, për ata që s’flasin Elon”, shkroi menjëherë pas tij Edward Snowden. Kur u pyet pse ish-punëtori i NASA-së e rekomandon atë, Snowden pati një përgjigje mjaft të fuqishme: “Unë e përdori çdo ditë dhe ende jam gjallë”, transmeton Lajmi.net.

Signal është një aplikacion për mesazhe, i cili është i enkriptuar. Kjo do të thotë se aplikacioni përdorë protokolle që garanton se askush – përfshirë edhe vetë Signal – nuk mund të ketë qasje në mesazhe.

Prej kur Elon bëri postim për të, aplikacioni ishte në mesin e top aplikacioneve më të shkarkuar në App Store dhe Google Play. Edhe vlera e aksioneve të aplikacionit u rrit me të madhe, pavarësisht se aplikacioni ka vetëm 14 milionë përdorues ndryshe nga WhatsApp që ka 2 miliardë. /Lajmi.net

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button