Teknologji

Zbulohen gjerdanë anti-5G që janë radioaktiv

Autoriteti Holandez për Sigurinë Nukleare dhe Mbrojtjen Radioaktive deklaroi, që zbuloi gjerdanë dhe aksesorë që pretendojnë që të mbrojnë nga teknologjia 5G, që lëshojnë rrezatim të dëmshëm jonizues. Ata gjetën 10 produkte që janë radioaktive dhe që dëmtojnë njerëzit që i përdorin për një kohë të gjatë.

Deri tani nuk ka prova që teknologjia 5G dëmton njerëzit raporton “BBC”. OBSH ka deklaruar, që rrjeti telefonik 5G është i sigurt dhe nuk është i ndryshëm nga rrjetet e mëparshme 3G dhe 4G. Disa njerëz në botë i kanë sulmuar antenat telefonike, për shkak se mendojnë që dëmtojnë shëndetin.

Autoriteti gjeti byzylykë për fëmijë, maska gjumi dhe gjerdanë që lëshonin lëndë radioaktive. Ata kanë informuar shitësit që është e ndaluar që ti shesin produktet dhe që duhet të ndalojnë shitjen e tyre. Konspiracionistët kudo në botë kanë bërë thirrje që njerëzit të blejnë produkte anti-5G.

 

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: