Më 10 janar do zhvillohet një ndeshje bamirëse për të prekur nga tërmeti në stadiumin kombëtar. Yjet historikë të kombëtareve të Shqipërisë, Italisë, Greqisë dhe Turqisë do të zbresin në fushë dhe të gjitha të ardhurat e siguruara nga shitja e biletave të ndeshjes do të shkojnë për familjet e prekura nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.
“Ky festival i futbollit me emrat e njohur të katër kombëtarëve, siç janë Zambrota e Perrota, Kampionë të Botës në 2006, apo Hasan Şaş i cili ishte një nga liderët e Turqisë në Botërorin e vitit 2002 ku u renditën në vendin e tretë si dhe fqinjët grekë të cilin fituan Kampionatin Europian në vitin 2004 nën dirigjimin e Karagunis, synon krijimin e një tradite të tillë në futbollin shqiptar për të afruar sportdashësit me emrat e mëdhenj të futbollit tone dhe atij ndërkombëtar,”- njofton FSHF.
Federata e Futbollit dhe Sindikata e Futbollistëve u bëri thirrje tifozëve të marrin pjesë në këtë festival dhe të bashkohemi në këtë turne për të dhënë sadopak ndihmesë për të prekurit. Ndërsa do ketë edhe performancë të emrave të mëdhenj të muzikës shqiptare
