Një çift po i lutet hajdutëve ti kthejnë një urnë që përmbante hirin e djalit të tyre adoleshent. Hajdutët e vodhën urnën në pjesën e pasme e makinës së tyre në brigjet e Qipros. Djali i Kinga dhe Bartek Bebnarz, Dennis, 19 vjeç, vdiq në Suedi gjatë verës. Ata donin të shpërndanin hirin e tij në një vend të ngrohtë dhe të bukur. Eshtrat e tij ishin vendosur në një kuti prej druri, që ishte brenda një çante shpine,
Makina ishte vjedhur ndërsa çifti po hante në restorant. Ata kishin planifikuan të shpërndanin hirin e Dennis në një det aty pranë. “Nuk mundëm të festonin Krishtlindjet me të,”- tha Bebnarz. “Ne donim të gjenim një vend më të ngrohtë për të mbyllur vitin më të keq të jetës sonë.”
Në kuti ishte vendosur emri i Dennis dhe viti i lindjes e vdekjes, 2000-2019. Ai vdiq në një aksident pesë muaj më parë, sipas familjes. Bebnarz janë polakë, por u zhvendosën në Suedi 13 vjet më parë. “Është një gjë e veçantë prandaj shpresoj që të gjendet,”- tha Kinga.
