Categories Sport

Tha se La Liga është “e falsifikuar”, Xavi i shpëton dënimit nga Federata spanjolle

Të premten, derisa fliste në konferencën për shtyp para ndeshjes së Barcelonës ndaj Alavesit, Xavi Hernandez mes tjerash tha se “La Liga është e falsifikuar”, mendim i cili ishte shprehur edhe nga presidenti i klubit, Joan Laporta. Komentet e Xavit ishin si përgjigje e polemikave në fitoren 3:2 të Real Madridit ndaj Almerias, transmeton Gazeta Express. Këto deklarata bënë jehonë të madhe në Spanjë, duke prekur veçanërisht ata që janë të lidhur me “Los Blancos”.

Mirëpo, sipas “La SER”, Xavi nuk do të ndëshkohet nga Komiteti i Garave i Federatës Spanjolle të Futbollit për këtë çështje. Në raport sqarohet se sanksionohen vetëm akuza të rënda dhe të drejtpërdrejta për një gjyqtar të caktuar. Dhe, për shkak se 44-vjeçari iu referua garës në tërësi, besohet se nuk do të ndëshkohet nga Federata spanjolle.

Kjo do të thotë që Xavi do të jetë në ndeshjet e ardhshme të Barcelonës në La Liga, në të cilat “Blaugranët” shpresojnë ta zvogëlojnë diferencën e pikëve me liderin, Real Madridin (58 pikë), dhe skuadrën e pozitës së dytë, Girona (56 pikë). Barça është e treta në tabelë me 50 pikë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Përplasje e dhunshme në derbin Partizani-Tirana, lëndohen disa efektivë policie (VIDEO)

Derbi mes Partizanit dhe Tiranës ka nisur me një sherr masiv në tribuna mes mbështetësve…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Çfarë i ndodhi Brojës? Sulmuesi shqiptar largohet me barrelë nga fusha

Në ndeshjen e FA Cup kundër Peterborough, 23-vjeçari shqiptar u fut si zëvendësues, teksa në…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

“Masakrohet” Donnaroumma! Goditet me taka nga kundërshtari, 10 qepje në fytyrë

Monaco-PSG zgjati shumë pak për portierin e kampionëve të Francës, Gigio Donnarumma-s, i cili u…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Trajneri i Anglisë komenton shortin: Shqipëria mund të na befasojë, ka lojtarë shumë të talentuar

Trajneri i Anglisë, Tomas Tuhel, ka folur pas shortit të kualifikueseve të Botërorit. “Serbia dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Emri\ Futbollisti shqiptar ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare

Një lajm i rëndë ka ardhur nga bota e sportit, ku utbollisti i Vushtrrisë, Erjon…

LEXO ME SHUME