Categories Showbiz

Theu rregullat e covid, detaje të reja 30-vjetori i Rita Orës

Pak muaj më pare, ylli i muzikës pop Rita Ora shkeli rregullat e izolimit që ishin vendosur në Britaninë e Madhe, pasi ajo organizoi një festë në 30 vjetorin e saj. Rita organizoi një festë në fshehtësi të plotë me 30 miq, në restorantin “Casa Cruy” në Londër, duke thyer rregullat e qeverisë britanike për të parandaluar përhapjen e pandemisë së koronavirusit.

Së fundmi, të tjera detaje kanë dalë në pah lidhur me ngjarjen e bujshme. Mësohet se stafi i artistes i ofroi restorantit në fjalë plot 6 mijë e 800 dollarë për të thyer rregullat e virusit. Po kështu, kamerat e sigurisë u fikën menjëherë, teksa të ftuarit mbërritën mbrëmjen e 28 nëntorit, gjatë mbylljes së dytë në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas policisë mësohet se kamerat në fjalë u rindezën dhe u formatuan dy ditë më pas, duke mos lënë kështu asnjë gjurmë të imazheve të muajit të shkuar. Në dëshminë e dhënë nga ana e pronarit, Scottie Bhattarai mësohet se dikush e telefonoi në celularin e tij personal rreth orës 5 e 30 të pasdites.

Ai tregon se personi në fjalë, pjesë e stafit të Ritës kërkonte një vend ku mund të pihej. Sipas tij, marrëveshja ishte për vetëm shtatë persona, por teksa ora shënonte 9 e darkës, kishin mbërritur plot 20 vetë, përfshirë modelen Cara Delevigne, motrën e saj Poppy e shumë të tjerë. Policia u telefonua në mesnatë, çka solli ndëhyrjen e efektivëve dhe përfundimin e festës. Pas publikimit të skandalit nga “The Sun”, Rita doli vullnetare për të paguar gjobën prej 10 mijë paundësh.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME