Categories Sport

Shorti i Euro 2023 për U-21/ Shqipëria dhe Kosova sërish në të një njëjtin grup

Kombëtarja shqiptare e futbollit për moshën U-21 është njohur sot me kundërshtarët e saj në eliminatoret e Kampionatit Europian 2023. Shorti i hedhur në selinë e UEFA-s, në Nion të Zvicrës, e vendosi Shqipërinë në Grupin G bashkë me Anglinë, Republikën Çeke, Slloveninë, Kosovën dhe Andorrën. Tri nga këto skuadra, e më konkretisht Anglinë, Kosovën dhe Andorrën, kuqezinjtë i kishin rivalë edhe në eliminatoret e Kampionatit Europian 2021, që u mbyllën nëntorin e vitit të kaluar.

Ndeshjet e grupeve të Europianit për moshën U-21 do të luhen duke filluar nga muaji mars 2021 e deri në qershor të vitit 2022, ndërsa ndeshjet e fazës play-off do të luhen në shtator të vitit 2022. Faza finale e këtij turneu do të zhvillohet në muajt qershor-korrik 2023.

Shorti i sotëm përcaktoi 9 grupet e fazës eliminatore të Europianit, nga të cilat 8 janë me nga 6 skuadra, ndërsa një grup ka 5 skuadra. Nëntë vendet e para të grupeve do të kualifikohen direkt për në fazën finale së bashku edhe me vendin e dytë më të mirë të eliminatoreve. Ndërsa 8 vendet e tjera të dyta do të përballen në play-off për të përcaktuar edhe katër skuadrat e fundit që do të sigurojnë biletën për në fazën finale të Europianit.

Pas një fushate të suksesshme në eliminatoret e Europianit të kaluar, kuqezinjtë u ngjitën këtë herë në vazon e katërt nga gjashtë në total së bashku me skuadra si Skocia, Uellsi, Hungaria, Finlanda, Irlanda e Veriut, Bosnje-Hercegovina, Bjellorusia dhe Maqedonia e Veriut. Paraqitjet e fundit pozitive të skuadrës së drejtuar nga trajneri Alban Bushi e kanë ngjitur Shqipërinë në renditjen e UEFA-s.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Shqipëria “rrëzon” Bjellorusinë dhe nis me fitore Ligën e Kombeve

Shqipëria ka mposhtur 2-0 Bjellorusinë në “Air Albania”, në ndeshjen e parë të Ligës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME