Categories Politike

Trump kërcënon Erdogan: Të shkatërroj ekonominë nëse…

Teksa Turqia po përgatitet të nisë një operacion ushtarak në verilindje të Sirisë kundër forcave kurde, një kërcënim i hapur për Ankaranë vjen nga Shtëpia e Bardhë. Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kërcënuar Erdogan, se do t’i shkatërrojnë totalisht ekonominë, nëse ushtria turke “kalon kufinjtë” në Siri.

Siç e kam theksuar me forcë më parë, thjesht për ta përsëritur: Nëse Turqia bën diçka që unë, me mençurinë time të madhe dhe të pakrahasueshme, konsideroj të jetë përtej kufijve, unë do ta shkatërroj totalisht ekonominë e Turqisë (e kam bërë më parë!)”Trump kërkoi që Turqia dhe Europa të mbikëqyrin luftëtarët e ISIS dhe familjet e tyre të kapura tashmë. Ai tha se SHBA ka bërë deri më tani më tepër se mund të kishin pritur të gjithë, përfshirë çlirimin e 100 % të territorit që më parë kontrollohej nga Kalifati ISIS. “Tani është koha për të tjerët në rajon, disa shtete shumë të pasura, të mbrojnë territorin e tyre”, tha Trump në postimin e tij në Twitter.

Dhe ashtu siç bëri vitin e kaluar, kur brenda nate me disa postime në rrjetet sociale, Trump shkaktoi “tërmet” në lirën turke, edhe këtë të hënë, postimet e tij bënë që monedha turke të humbë vlerë. Aktualisht një dollar amerikan këmbehet me 5. 83 lira. Sipas medias turke, shkak për zhvlerësimin e lirës janë bërë twittet e Trump dhe pritshmëria për një ndërhyrje ushtarake në Siri. /tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME