Të pranishëm në procesin e votimit, kryetari i Partisë Socialiste, Anduel Tahiraj, kryetarja e Këshillit Socialist, njëherazi dhe koordinatorja e Shtabit Elektoral të Rajonit 4, Alma Bakiu dhe sekretari i Partisë Socialiste, Klajdi Myzaferaj, të cilët në fjalët e tyre falenderuan çdo anëtar të OS-ve për kontributet, punën dhe rezultatet pozitive ndër vite.
Procesi u monitorua dhe nga delegatët dhe anëtarët e Keshillit Bashkiak:Ilir Metaj, Kreshnik Tepelena dhe Egla Imeraj.
U zhvilluan zgjedhjet në OS-në 4473, ku u rikonfirmua në pozicionin e kryetarit, Krenar Kapllani dhe të sekretarit, Fatjon Caushaj.
Në OS-në 4474 u rikonfirmua kryetare, Diana Limaj dhe sekretare Elda Dalipaj
Në OS 4474/1 nga procesi i votimit u rizgjodh kryetare, Blerta Arapaj dhe sekretare Denalda Yzeiraj.
Në OS-në 4474/2 u rikonfirmuan në pozicionin e kryetarit, Shyqyri Sadikaj dhe sekretar Eljon Hamiti.
Rikonfirmimi në këto tri OS të Rajonit 4 u bë në unanimitet të plotë duke u ritheksuar puna e tyre mjaft rezultative.
Urime dhe suksese te gjithëve!

