Categories Turizëm

Turistët/ BE nxjerr raportin për pastërtinë e ujërave, renditet dhe Shqipëria

Pandemia ka shtuar panikun tek shumë qytetarë, që duhet të vendosin që tani për pushimet e tyre të korrikut dhe gushtit. Ka nga ata që për shkak të frikës së virusit nuk kanë asnjë plan, ndërsa ka edhe vende që po marrin maa për të sigruar shëndetin e turistëve.

Por në të gjithë këtë, ka një tjetër zhvillim. Mbikëqyrësi mjedisor i Bashkimit Europian, renditi ujërat më të pastra të bllokut. “Ujërat më të pastra të Europës gjenden në Qipro, Austri, Maltë, Greqi dhe Kroaci”, njoftoi Komisioni Europian dhe Agjencia Europiane e Mjedisit, me bazë në Kopenhagë (EEA). Sipas raportit, këto vende morën vlerësime të shkëlqyera për të paktën 95% të ujërave në territorin e tyre. Në Qipro, 99,1% e të gjitha plazheve u vlerësuan me nivelin më të lartë të cilësisë.

“Vizitorët e shqetësuar për koronavirusin gjatë larjes në det duhet të ndjekin këshillat e autoriteteve kombëtare ose lokale”, njoftoi agjencia. Kjo agjenci testoi cilësinë e ujit në rreth 22 300 plazhe, lumenj dhe liqene në të 28 vendet anëtare të BE-së. Në raport është përzgjedhur edhe Shqipëria, si vendi me më shumë se 70 për qind të ujërave të pastër. Por, në fakt ka shumë zona që ende ndoten nga ujërat e zeza dhe Durrësi është një prej tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Turizëm

“Shqipëria princeshë e re e Lindjes”, Rama: Revista në aeroportin e Parisit mban emrin e Shqipërisë!

Kryeministri Rama ka publikuar në rrjetet sociale disa faqe të një reviste që gjendet në…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Brenda ishullit Sazan: Bunkerët dhe tunelet e Shqipërisë komuniste

Për shumëkënd ishulli Sazan në Vlorë të Shqipërisë ishte mister për dekada. Aty dihej se…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Në Vlorë turistët e huaj nisin plazhin: Ejani shijojeni, është me bukur se Spanja!

Jemi në javën e fundit të muajit mars, por në Vlorë për turistët e huaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Turizëm

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës pritet të jetë gati pranverën e ardhshme

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës po punohet me ritme të shpejta për të qenë gati…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Mediat prestigjoze britanike i bëjnë jehonë turizmit në Vlorë

Daily Express shkruan se Shqipëria pritet për më shumë turistë, The Guardian e liston mes…

LEXO ME SHUME