Categories Lajme

Turizmi/ “Pusho-shqip”, oferta të përbashkëta turistike Shqipëri-Kosovë

Pas sezonit turistik të verës me moton “Pusho-shqip”, edhe për këtë vjeshtë – dimër kjo është oferta e përbashkët turistike Shqipëri-Kosovë. Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga aktiviteti i organizuar ditët e fundit në Prishtinë me pjesëmarrjen e agjencive turistike të të dyja vendeve.

“Turizmi, potenciali ekonomik që nuk njeh kufij. Këtë vjeshtë – dimër “Pusho Shqip”, oferta të përbashkëta turistike Shqipëri-Kosovë”, – theksoi Rama. Në Shqipëri dhe Kosovë ka ende shumë për të zbuluar, ku mund të udhëtosh, të zbulosh, të shijosh, të festosh shqip.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, në aktivitetin e organizuar në Prishtinë ka vlerësuar kontributin e lartë të shqiptarëve nga Kosova që kanë dhënë për zhvillimin e turizmit në Shqipëri. “Të promovojmë në mënyrë të përbashkët një destinacion që nuk ka asnjë arsye të ketë ndarje nga një kufi administrative”, – tha ndër të tjera Klosi.

Sipas tij, edhe pse ky vit ishte i vështirë flukset e turistëve nga Kosova ishin të pranishëm gjatë gjithë sezonit të verës në Shqipëri. Gjatë sezonit të vjeshtë-dimër turistët nga Kosova mund të vizitojnë muzetë, parqet arkeologjike dhe kalatë e shumta që ndodhen në Shqipëri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shakaja që përfundoi në tragjedi në Fushë-Krujë/ Kush është 16-vjeçari Enes Isaku që humbi jetën nga rënia e ashensorit

Tragjedia në dasma/ 16-vjeçari Enes Isaku humbi jetën nga rënia e ashensorit, arrestohet kolegu 26-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parandalohet atentati në Lezhë/ 3 të arrestuarit dyshohen për tri vrasje, mes tyre ajo e Myrtajt në Sarandë

Dyshohen si vrasës me pagesë/ Vinçesk Piroli dhe dy të arrestuarit e tjerë nën hetim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Pasqyra e Çmimeve” online, qytetarët mund të krahasojnë çmimet e produkteve

Platforma digjitale “Pasqyra e Çmimeve” është tashmë e aksesueshme online përmes faqes zyrtare pasqyraecmimeve.al, duke…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fieri/ Gjykata liron Sokol Hoxhën, i parashkruhet dënimi me 25 vite burg për vrasjen e tre personave

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka vendosur lirimin e 51-vjeçarit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vdekja e 16-vjeçarit shqiptar në Greqi, mbyllen pa afat fushat e futbollit në Kavala

Vdekja e 16-vjeçarit shqiptar në Greqi, mbyllen pa afat fushat e futbollit në Kavala Vdekja…

LEXO ME SHUME