Categories Lajme

U bënte presion qytetarëve për fushatën zgjedhore, pezullohet efektivi i policisë në Vlorë

Policia e Vlorë ka reaguar lidhur me një foto që qarkullon ne media, ku shihet automjeti i një punonjësi policie, në zonën e Konispolit dhe pretendohet se ky punonjës ndodhej aty, për t’u bërë presion qytetarëve.

Në deklaratën e Policisë së Vlorës thuhet se efektivi është pezulluar nga detyra, deri në verifikimin dhe provimin e plotë të rrethanave të këtij rasti, inspektor A. Ç, me detyrë Ndihmësspecialist (SPZ) në Postën e Policisë Konispol. Gjithashtu, ndaj këtij punonjësi, ka nisur hetimi disiplinor.

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë Në lidhje me një foto të publikuar në një portal, ditën e sotme, në të cilën shfaqet automjeti i një punonjësi policie, në zonën e Konispolit dhe pretendohet se ky punonjës ndodhej aty, për t’u bërë presion qytetarëve, në lidhje me fushatën zgjedhore, ju sqarojmë se: Menjëherë pas publikimit të këtij rasti, është pezulluar nga detyra, deri në verifikimin dhe provimin e plotë të rrethanave të këtij rasti, inspektor A. Ç, me detyrë Ndihmësspecialist (SPZ) në Postën e Policisë Konispol.

Gjithashtu, ndaj këtij punonjësi, ka nisur hetimi disiplinor. Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 26 Tetor 2026

Dashi Ngjarjet e reja dhe stimuluese, si edhe ndryshimet e papritura, nuk ju trembin. Përkundrazi,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me Policinë e Shtetit

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

DIBËR/ Fermerët hedhin patatet në përrua: Nuk ka treg për shitje, shteti na ka braktisur

Fermerët e Dibrës që merren me kultivimin e patates po përballen sërish këtë vit me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME