Categories Lifestyle

Ushqimet që nuk duhet të vendosen në frigorifer

Shpesh ne priremi që ushqime të ndryshme t’i vendosin në frigorifer por harrojmë se ka raste se vendosja e tyre në një ambient të ftohtë mund të shkaktojë probleme për to. Nëse e keni bërë shprehi që të gjithë artikujt ushqimorë t’i mbani në frigorifer, e keni gabim. Ja cilat ushqime të cilat nuk bën të futen në frigorifer:

Domatet

Nëse i mbani domatet në frigorifer, rrezikoni që t’ua humbisni shijen dhe freskinë.

Patatet

Patatet duhet të vendosen diku ku është freskët dhe thatë, qoftë në letër apo në një çantë e cila i mbanë të thata ato – por jo në frigorifer. T’i mbani ato në frigorifer bëni që niseshtja e tyre të shndërrohet në sheqer, i cili ndikon në cilësinë e tyre dhe bëjnë që ngjyra e tyre t’ju humb së bashku me shijen pasi të gatuhen

Qepët

Nëse janë të qëruara, ato duhet të qëndrojnë në një vend të freskët dhe të thatë ku ka ajër të ventiluar, dhe jo në një frigorifer të ftohtë.

Hudhra

Sikurse qepët, edhe hudhra duhet mbajtur larg frigoriferit. Jo vetëm për aromën që mund t’i japin frigoriferit, por edhe mund të absorbohen.

Buka

Edhe pse mund të mendoni që s’ka gjë të keqe, e vërteta është se buka thahet shpejt në frigorifer.

Mjalti

Nëse e mbani mjaltin në frigorifer, ai do të kristalizohet dhe do të forcohet aq shumë, sa do t’i humbasë shija. Mjali është mirë të qëndrojë në vend të thatë.

Bananet

T’i vendosni bananet në frigorifer do të bëjë që ato të qëndrojnë të pjekura disa ditë më shumë – por nëse i vendosni përderisa lëkura e tyre është pak e gjelbër, atëherë ato nuk do të piqen fare. As kur i nxirrni prej frigoriferit. Dhe lëkura e tyre do të kthehet në ngjyrë të zezë.

Borziloku

Nëse e ruani në frigorifer, ai do të zverdhet më shpejt dhe do të marrë aromat e ushqimeve të tjera të frigoriferit. Më mirë ta mbani jashtë, në një gotë me ujë të freskët, ashtu siç mbani edhe lulet. Nëse doni ta ruani për një kohë të gjatë, më mirë ta pastroni dhe ta vini në ngrirje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME