Categories Sport

VIDEO/ “Ndriçuat kryeqytetin”, Ilir Meta publikon festën e tifozëve dhe uron Tiranën: E merituat titullin!

Tirana ia doli të fitojë titullin e 25-të në histori të klubit, i cili në klubin bardheblu mungonte prej 11 vitesh. Ky vit përkon edhe me 100 vjetorin e krijimit të klubit dhe titulli ishte dhurata më e mirë për tifozët, por edhe për klubin. Urime për skuadrën kampione të Shqipërisë kanë qenë të shumta, teksa nuk ka munguar një urim edhe nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

Ky i fundit nëpërmjet një postimi në faqen e tij zyrtare, publikon pamje nga festa e tifozëve ditën e djeshme, duke i uruar titullin Tiranës.

“Shumë urime TIRONËS, ekipit KAMPION  dhe të gjithë tifozëve të mrekullueshëm bardhë e blu , të cilët i përshëndes me këto pamje fantastike nga festa e mbrëmshme që ndriçoi të gjithë kryeqytetin.
Titulli KAMPION, plotësisht i merituar, i shton hijeshinë 100-vjetorit të Tironës kryeqytet!
Ashtu siç me të drejtë i madhi Kasem Hallulli e përjetësoi në këngë:
“O Tiron Tirona, Ti do të jesh KAMPIONIA””, shkruan Meta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME