Categories Lajme

VILNIUS – Kandidatja presidenciale Tihanovskaja ndodhet në Lituani

Svjetlana Tihanovskaja, kandidatja për zgjedhjet e diskutueshme në Bjellorusi, ndodhet në Lituani, deklaroi ministri i Jashtëm i vendit baltik. “Svjetlana Tihanovskaja është e sigurt. Ajo është në Lituani”, shkroi në Twitter Linas Linkevicius. Protesta shpërthyen në Minsk, pas një valë arrestimesh në të gjithë Bjellorusinë, pas fitores së presidentit aktual Aleksander Lukashenko të zgjedhjeve presidenciale që, sipas shumë vëzhguesve, ishin të manipuluara. Sipas autoriteteve të Minskut, një demonstrues vdiq nga lëndimet e rënda, pasi një pajisje eksplozive shpërtheu në dorën e tij. Rezultatet e para zyrtare tregojnë se Lukashenko ka marrë mbi 80% të votave, megjithëse rezultati u refuzua nga Tihanovskaja. Dy nga kandidatët më të fortë politikë të Lukashenkos, përfshirë bashkëshortin e  Tihanovskajas, u burgosën para zgjedhjeve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shakaja që përfundoi në tragjedi në Fushë-Krujë/ Kush është 16-vjeçari Enes Isaku që humbi jetën nga rënia e ashensorit

Tragjedia në dasma/ 16-vjeçari Enes Isaku humbi jetën nga rënia e ashensorit, arrestohet kolegu 26-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parandalohet atentati në Lezhë/ 3 të arrestuarit dyshohen për tri vrasje, mes tyre ajo e Myrtajt në Sarandë

Dyshohen si vrasës me pagesë/ Vinçesk Piroli dhe dy të arrestuarit e tjerë nën hetim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Pasqyra e Çmimeve” online, qytetarët mund të krahasojnë çmimet e produkteve

Platforma digjitale “Pasqyra e Çmimeve” është tashmë e aksesueshme online përmes faqes zyrtare pasqyraecmimeve.al, duke…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fieri/ Gjykata liron Sokol Hoxhën, i parashkruhet dënimi me 25 vite burg për vrasjen e tre personave

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka vendosur lirimin e 51-vjeçarit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vdekja e 16-vjeçarit shqiptar në Greqi, mbyllen pa afat fushat e futbollit në Kavala

Vdekja e 16-vjeçarit shqiptar në Greqi, mbyllen pa afat fushat e futbollit në Kavala Vdekja…

LEXO ME SHUME